Gareth Bale i kushton 750 mije euro skuadres madrilene

Lidhur me artikullin:

Mediat spanjolle i bejne Real Madrid llogarine e Gareth Bale, dhe duhet thene se eshte goxha e kripur. Futbollisti nga Uellsi vuan nje demtim ne pulpe, te tretin ne kete sezon dhe te 11 qe kur ka shkuar ne Madrid, ne veren e vitit 2013. Transferimi me i shtrenjte i historise, 100.7 milione euro sic u zbulua me publikimit te kontrates nga Football Leaks, dhe ka nje rentabilitet shume te diskutueshem.

Studimi i fundit zbulon se Bale i kushton Realit 750 mije euro per ndeshje. eshte kjo shifra qe del nga dy sezonet e tij te para me Los Blancos ku ka luajtur respektivisht 61% dhe 76% te minutave. Nese merren parasysh edhe statistikat e ketij sezoni gjate te cilit Bale ka luajtur ne vetem 46% te minutave te mundshme rezulton se Bale i kushton Realit 1 milione euro per cdo ndeshje qe luan.

Llogaria ne fakt eshte e thjeshte, Bale i kushtoi Realit 100 milione euro dhe firmosi nje kontrate 6 vjecare, qe do te thote se Reali ka bere per te nje investim prej 16.5 milione euro ne sezon. ketyre ju duhen shtuar edhe 18 milione eurot ne vit qe Reali i jep per pagen bruto duke perfshire ketu dhe taksat me Bale qe fut ne xhep 10 milione euro ne vit, ne total bejne 34.5 milione ne sezon per Bale. Ne sezonin e tij te pare 2013-2014 Bale luajti 44 ndeshje, 3324 minuta, 61% te totalit ne dispozicion, ne sezonin e dyte luajti 48 ndeshje , 4037 minuta per 76% te atyre te mundshme. Duke i bere bashke dy sezonet Bale ka luajtur 91 ndeshje dhe Realit ne dy vjet i ka kushtuar 69 milione euro , pra 750 mije euro per ndeshje.

Kete sezon, eshte e pamundur te vleresosh shifren e sakte pasi nuk mund te dihet se me sa minuta do te mbylle Bale, kostoja eshte edhe me e larte pasi Bale ka luajtur deri me tani edhe me pak se ne dy sezonet e para.