Gareth Bale: “Mund ta mbyll karrieren ketu ne Madrid”

Lidhur me artikullin:

Gareth Bale ka gezuar dyfish tifozet e Real Madrid. Sot mesfushori doli ne konference per shtyp me rastin e rinovimit te kontrates deri ne vitin 2022 dhe – mes te tjerash – dha mesazhin me pozitiv te mundshem: ai e imagjinon mbylljen e karrieres ne “Santiago Bernabeu“. Uellsiani iu bashkua “Galaktikeve” nga Tottenham ne vitin 2013 dhe eshte bere nje figure e rendesishme per kampionet e Evropes. Ai ka fituar dy here Champions League-n qe pas kalimit ne kryeqytetin spanjoll dhe eshte i vendosur ta fitoje edhe me shume trofeun te cilin ai e quan “te veçante“.

“Po, e imagjinoj veten duke e mbyllur karrieren ketu. Jam shume i lumtur ne kete skuader dhe po ndihem gjithnje e me shume rehat çdo vit. Familja ime eshte e lumtur ketu dhe po permiresohem me spanjishten. Nuk e di se kur do te largohem nga futbolli, por jam shume i lumtur. Rinovimi i kontrates eshte nje tjeter enderr e bere realitet. Shpresoj te fitoj me shume trofe dhe tituj. Duam te fitojme çdo trofe, çdo vit. Kam pasur plot çaste madheshtore, por kulmi ishte Champions League. Ne jetojme per te. Japim gjithçka per çdo trofe, por Champions League eshte diçka e veçante”, – u shpreh 27-vjeçari.