Gareth Bale: “Nuk ndalemi. Synojme te fitojme si Greqia dhe Danimarka”

Lidhur me artikullin:

Ylli i Uellsit, Gareth Bale, shpreson qe ne gjysmefinalen qe do te luaje sot ndaj Portugalise te fitoje duelin me shokun e skuadres te Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe te dale ne finale e Euro 2016. Jo vetem kaq, por Bale parashikon nje finale Uells-Gjermani me 10 korrik ne Paris, ku do te luante ndaj shokut tjeter te ekipit, Toni Kroos. Sulmuesi i Uellsit, por edhe pjesa tjeter e skuadres, e konsideron kete gjysmefinale si nje shans te mire dhe te paperseritshem ne karrieren e tyre per te fituar nje turne madhor si Europiani. Uellsi ka shkuar ne çerekfinalet e Boterorit te vitit 1958, por qe atehere vetem heshtje.

“Ndeshja ndaj Portugalise eshte vendimtare per ne, pasi eshte nje shans i mire, i paperseritshem. Jemi pergatitur mire dhe shpresojme te fitojme. Kemi bere nje turne te shkelqyer dhe nuk duam te ndalemi tani. Shume njerez nuk kane pritur qe ne te jemi sot ketu, por ne urojme te perseritim sukseset e Danimarkes dhe Greqise ne kete Europian”, tha Bale, qe uron qe ne finale e Euro 2016 te kete Gjermanine, qe ne gjysmefinalen tjeter do te luaje ndaj Frances organizatore. “Me 11 korrik do te nis pushimet, por dua t’i nis si kampion. Do te me pelqente nje finale Uells-Gjermani, pasi aty luan Kroos, me te cilin jam shume shok”, u shpreh Gareth Bale.