Gareth Bale vendos te operohet. Do te mungoje rreth 3 muaj

Lidhur me artikullin:

Real Madrid humbet sherbimet e Gareth Bale per te pakten dy muaj. Nuk perfundon kalvari i gjate i demtimeve per sulmuesin e Real Madrid. Lendimi i fundit i pesuar ne sfiden e Championsit ndaj Sporting Lisbone ishte i 15-ti per uellsianin qe nga periudha qe ka firmosur per Real Madrid. Demtimi ne ndeshjen ndaj skuadres portugeze rezultoi shume me i rende sesa parashikohej fillimisht, me Bale qe ka vendosur te operohet per te lene pas problemet ne gjurin e kembes se djathte. Ne kete menyre Bale do te operohet ne Londer dhe per tu rikthyer serish ne fushe ka nevoje per 2 muaj pushim absolut, nderkohe qe faza e riaftesimit te tij mund te zgjase deri ne 3 muaj. 27-vjecari humbet keshtu ndeshjet e mbetura te ketij viti por edhe sfidat e para te 2017-tes. Mungesa e tij do te ndihet te Real Madrid ne El Clasicon e 3 Dhjetorit ndaj Barcelones dhe ne sfiden e Champions ndaj Dortmund, 4 dite me pas qe mund te vleje vendin e pare ne grupin F.

Pas Toni Kroos dhe Alvaro Morates trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane humbet nje tjeter lojtar me peshe me dhimbjet e kokes qe shtohen tashme per teknikun francez. Qe nga 2013-ta ai numeron ne total 15 demtime, me nje mesatare prej 4 lendimesh per sezon. Uellsiani eshte nje nga futbollistet me te rendesishem qe ka ne dispozicion klubi merengues dhe njekohesisht blerja me e shtrenjte e gjithe historise se Real. Kalvari i demtimeve te Bale ka nisur ne sfiden e pare qe ai ka zhvilluar ne Bernabeu me fanellen e Real pikerisht ne 22 Shtator te vitit 2013-te, ne takimin ndaj Getafe, por dukej se kete vit gjerat po shkonin mire per 27-vjecarin nga Cardiffi i cili kishte humbur vetem ndeshjen ndaj Espanyol ne La Liga per shkak te nje goditjeje. Gjithsesi demtimi numer 15 i Bale qe nga momenti qe eshte bere pjese e Los Blancos erdhi ne ndeshjen ndaj Sportingut, me fatin e keq qe vazhdon te perndjeke uellsianin.