Gaz lotsjelles nga opozita ne salle, nderpritet seanca ne Prishtine

Seanca e Kuvendit ne Prishtine eshte nderprere serish pasi opozita hodhi gaz lotsjelles ne salle. Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka kerkuar pushim.

Me heret ai paralajmeroi opoziten te mos bllokoje seancen, pasi do i perjashtoje sipas rregullores.

Nderkohe protestuesit po marshojne mbrapa Kuvendit, ne sheshin e njohur si “Te trekendeshi”. Ata kane filluar te hedhin gure ne drejtim te Kuvendit, ndersa policia i eshte pergjigjur me gaz lotsjelles. Per momentin deputetet jane mbledhur ne seancen alternative.

/Top-Channel/