Gaza, armepushim 72 oresh

Izraeli dhe Hamasi kane rene dakord per nje armepushim humanitar 72 oresh, i cili nisi ne 08:00 te se premtes me oren lokale.

Arritja e ketij armepushimi mjaft te rendesishem ne kete kohe eshte konfirmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga OKB-ja.

Izraeli e filloi ofensiven e tij ne Gaza ne 8 korrik dhe deri tani te pakten 1422 palestineze jane vrare, shumica prej te cileve kane qene civile. Gjithashtu edhe 56 ushtare dhe dy civile jane vrare ne anen e Izraelit.

Deri tani Izraeli e ka justifikuar ofensiven e tij ne Gaza, si nje menyre per te mbrojtur popullin e tij nga sulmet e militanteve palestineze.

Ne nje deklarate te perbashket mes Sekretarit amerikan te Shtetit, John Kerry dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-moon thuhej se “gjate kesaj kohe forcat ushtarake do te qendrojne ne pozicionet e tyre ne terren”.

“Ne i bejme thirrje paleve qe te veprojne me permbajtje gjate kesaj kohe dhe me pas te respektojne armepushimin e arritur, i cili do t’i vije ne ndihme civileve te pafajshem”, thuhej ne deklaraten e perbashket.

Gjate armepushimit, civilet ne Gaza do te marrin ndihme urgjente humanitare, me ndihma ushqimore, gjithashtu do t’i vihet ne ndihme personave te plagosur.

Ne deklaraten thuhej gjithashtu se perfaqesuesit e Izraelit dhe te Palestines do te nisin menjehere negociatat me qeverine e Egjiptit, pasi pranuan ftesen e kesaj te fundit.