Gazeta AS: “Keta jane lojtaret me percaktues te EURO 2016”

Lidhur me artikullin:

Gareth Bale dhe Zlatan Ibrahimovic jane lojtaret me vendimtar per perfaqesueset e tyre ne Euro 2016. Ky eshte perfundimi i nje analize te gazetes AS, qe bazohet te kombinimi i shifrave ne ndeshjet eliminatore te skuadrave qe tashme jane kualifikuar ne Europianin e Frances. Uellsiani dhe sudezi jane te vetmit sulmues qe kane realizuar me shume se gjysmen e golave te perfaqesueses se tyre ne fazes kualifikuese. Nga 11 finalizime te Uellsit, 7 mbajne firmen e Bale, qe ka dhene gjithashtu 2 asiste, ndersa Zlatan ka realizuar 11 nga 19 golat e Suedise plus nje asist.

I treti ne listen e futbollisteve me percaktues, eshte Dzyuba i Rusise. Sulmuesi i Zenitit ka shenuar 8 nga 18 golat e perfaqesueses se tij. Me pas renditet islandezi Sigurdsson, me 6 gola dhe 3 asiste, nga 17 rrjeta te perfaqesues nordike ne eliminatore.

Lojtari qe ka shenuar me shume gola te kualifikuese, Robert Lewandowski klasifikohet i pesti ne kete liste, sepse ndesore e ka derguar 13 here topin ne rrjete, Polonia e tij ka shenuar ne total 33 gola.

Me pas vijne Laferty i Irlandes se Veriut, Yarmolekno i Rusise dhe Muller i Gjermanise, qe jane ne baze te kombinimit te shifrave edhe me lart se Cristiano Ronaldo. Portugezi ka mundur te shenoje 5 gola nga 11 ne total te Portugalise.

Bie ne sy fakti qe te Spanja, me vendimtari eshte Paco Alcacer, qe nuk eshte perfshire ne liste nga Del Bosque ne finalet e Europianit. Sulmuesi i Valencia luajti ne 6 ndeshje elimnatore, teksa shenoi 5 gola dhe dha nje asist.

Ne listen e lojtareve me percaktues per cdo skuader nga kuqezinjte eshte perfshire Shkelzen Gashi me nje gol dhe nje asist, nga shtate finalizime te Shqiperise ne eliminatore.

Sulmuesi i Colorado Rapids shenoi golin e fitores mes Armenine ne Elbasan Arena si dhe pati meriten kryesore ne golin e pare ne transferte po me Armenine. Gashi i 18-te ne kete klasifikim le pas per edhe Wayne Rooney te Anglise, edhe pse futbollisti i Manchester United ka realizuar 7 nga 31 golat e perfaqesuesesse Tre Luaneve