Gazeta Koha Jone: “PS, PD dhe LSI jane gati per zgjedhje te parakohshme”

Lidhur me artikullin:

Koha Jone me botues Nikolle Lesin vazhdon qe te kembengule se vendi eshte duke shkuar drejt zgjedhjeve te parakohshme. Keshtu shkruan edhe sot ne kryeartikullin e saj. Nderkaq vete Lesi mund te konsiderohet si personi qe ka informacione apo shijet e kreut te LSI-se, Ilir Meta me shume se kushdo tjeter ne vend.

Ja artikulli i Koha Jone:

Ka filluar Viti i Ri dhe palet politike po pergatiten per sesionin e ri parlamentar. Tema kryesore e debatit politik eshte miratimi i reformes ne drejtesi. Ambasadori Lu do te jete deri ne fund i angazhuar per ta mbyllur kete histori, pas 25 viteve pluralizem. Natyrisht qe fjalen tani e kane dhe realisht duhet ta kene vetem specialistet e fushes se drejtesise, pasi politika dhe interesat politike te sejciles parti vetem sa prishin ate qe eshte projektuar nga Komisioni i Venecias. Paralel me kete PD, LSI dhe PS jane duke menduar se si te shkojne ne zgjedhje te parakoshme parlamentare, por nuk dijne muajin e sakte. Por kete vit do shkohet ne zgjedhje parlamentare. Kjo eshte e sigurte nga burimet brenda tre partive kryesore. Sejcila nga keto seli politike eshte duke punuar per kete skenar, pavaresisht se bejne sikur nuk duan apo nuk do te shkohet drejt zgjedhjeve! Realisht kane mobilizuar strukturat ne baze, bejne takime gjoja per hir te reformes, per punesimin, per vreshtat, per bujqesine, per varferine porse pikesynimi mbetet qe zgjedhjet e parakohshme te jene kete vit. Sipas PS-se Edi Rama synon te mbaroje reformen e sistemit te drejtesise, por realisht ai don te kete kontrollin ne emrat qe do te zgjidhen ne keto institucione kushtetuese. PD kerkon te bllokoje qeverine me synim gjallerimin e demokrateve ne mbare vendin, pas humbjes tragjike ne qershor 2013, kurse LSI duket se eshte e gatshme ne çdo moment per t’u futur ne zgjedhje parlamentare. Po te shikosh me kujdes te gjitha levizjet e kreut te LSI, Ilir Meta jane edhe ne kete funksion, pasi duke ditur se “vellai” bashkeqeverises mund ta çoje vendin per 45 dite ne zgjedhje e ka synim t’i gjeje te papergatitur te gjitha partite, selia e LSI ka gati skemen e zgjedhjeve, nese ato behen pa mirekuptim.

Edi Rama don te largoje peshen e LSI-se dhe te kete krejt pushtetin ne doren e tij. Lulzim Basha e Sali Berisha e dijne se nuk dalin per momentin parti e pare, por hedhin nje sy sa nga Rama e po kaq edhe nga Meta. Qeveria e re e paszgjedhjeve nuk behet pa koalicion. Ose PS-PD e mbetet LSI jashte qeverise. Ose PS-LSI ,por me kushte te reja qe nuk do t’i pelqejne aspak Rames. Ose skema LSI-PD-PDIU-PR, por qe LSI te marre zv/kryeministrin dhe ministrin e brendshem. Plus disa ministri me shume se sa kontrollon sot. Por leshon si kompensim kryeministrin qe ia kalon Lulzim Bashes dhe President ne vitin 2017 mandaton Berishen. Me kete skeme LSI mbetet force e sigurte politike, kalon PS-ne ne opozite dhe i jep hakun e pabesise se deritanishme. Berisha e mbyll karieren e tij politike me postin e Presidentit te Republikes 2017-2022. Ndersa Ilir Meta mbetet ne karriken e kryetarit te parlamentit.

Kjo eshte skema qe luhet. Mundet qe te kete edhe ndonje manover te Edi Rames me PD-ne, duke zhbere LSI-ne, dhe u le selise blu Presidentin e Republikes, por jo kryeministrin. Natyrisht qe nje lobim qe per t’ia futur njeri tjetrit ne fund mundet qe LSI-ja perveç Presidentit dhe kryeministrit qe i jep te dy postet kushtetuese, pra PD-se , indirekt i jep Bashes edhe Prokurorin e Pergjithshem. Sistemi i ri i drejtesise qe do te miratohet nuk do te lejoje kollaj marrjen e Kryeprokurorit nga Kryeministri , por palet kur duan e gjejne gjuhen, dhe siç dihet behet kompromisi. Marrja e kryeprokurorit te ri te pergjithshem nga PD-ja dihet fati i disa ministrave te sotem te PS. Sirena policie, arrestime dhe denime.

Ne fund te fundit te gjitha palet politike jane duke bere gati “çizmet” per fushaten e pritshme parlamentare dhe llogarite.