Gazrat, makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen

Lidhur me artikullin:

Makinat e vjetra rrezikojne te mos e kalojne kolaudimin. Ministria e Mjedisit bashke me Ministrine e Transporteve po hartojne nje udhezim i cili do te ndryshoje normat e shkarkimit te gazrave. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka paralajmeruar marrjen e masave qe makinat te cilat kane nivel te larte shkarkimi te mos lejohen ne qarkullim.

“Ministria e Transportit se bashku me Ministrine e Mjedisit, po merr masa konkrete qe Shqiperia te jete ne te njejten linje me kushtet e BE-se, per sa i perket qarkullimit te automjeteve Euro5”, – u shpreh Koka, gjate nje konference per shtyp.

Nga ky ndryshim preken te gjitha makinat pas viteve 1986 deri ne vitin 2002. Direktivat e Bashkimit Europian parashikojne se makinat e ketyre viteve kane nivel te larte te shkarkimit te gazrave dhe nuk mund te qarkullojne. Ky ndryshim vjen pas marreveshjes se arritur ne Paris e cila parashikon strategjine afatgjate per kufizimin e emetimeve te gazeve me efekt sere ne atmosfere, si dhe qellimin final per mbajtjen e ngrohjes globale nen 2 grade Celsius.

Sipas Ministrise se Mjedisit ne Shqiperi aktualisht ka nje udhezim per sa i perket shkarkimit te gazrave por qe ende nuk eshte zbatuar sipas direktivave te BE-se.

Niveli i gazrave
Nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve qe do te bejne kolaudimin duhet te plotesojne normat e rritura te shkarkimit te gazrave qe variojne nga 10 per qind per automjetet e vitit 1986 deri ne 60 per qind per automjetet e vitit 2002.

“Qytetaret mund te shikojne vlerat aktuale te automjetit te tyre ne certefikaten e kontrollit teknik te kryer nje vit me pare, dhe nese ato rezultojne me te ulta se normat e percaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet ti normalizojne ato. Deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatare te matjeve te gazrave te shkarkimit te motorit jane me te larta se 2.5 m-1 ne rastet e motoreve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 ne rastet e motoreve diezel turbo. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normes se BE-se i shtohet vetem 1/2 perqindjes se aplikuar gjate gjashtemujorit paraardhes”, – thuhet ne udhezimin e Ministrise se Transporteve.

Normat e lejuara te shkarkimit te gazrave sipas Direktives se BE-se te miratuar ne vitin 2009-s jane te vlefshme per periudhen pas 1 korrik 2016. Pra te gjitha makinat e vjetra rrezikojne te mos marrin kolaudimin duke filluar nga 1 korriku 2016.

1

 

2