George Soros po investon 500 milione dollare për refugjatët

Filantropi George Soros deshiron te tregoje se si kapitali privat mund te luaje nje rol konstruktiv per te ndihmuar emigrantet.

Biznesmeni miliarder dhe filantropi George Soros njoftoi te marten synimin e tij per te investuar 500 milione $ ne startup-e, ne bizneset ekzistuese dhe iniciativat e themeluara nga emigrantet dhe refugjatet.

Ne nje ese per ‘Wall Street Journal’, Soros kritikoi “deshtimin kolektiv per te zhvilluar dhe zbatuar politika efektive” per te trajtuar krizen globale te emigrimit, dhe argumentoi se megjithese qeverite kane rolin udheheqes per te luajtur ne gjetjen e zgjidhjeve, “perdorimi i fuqise se sektorit privat eshte gjithashtu i rendesishem “.

Njoftimi perkon me Samitin e OKB-se per Refugjatet dhe Emigrantet ne New York, dhe ndjek thirrjen e Presidentit Obama per veprim per angazhimin e sektorit privat ne krizen globale te refugjateve.

“Kam vendosur te caktoj 500 milione $ per investime qe adresojne ne menyre specifike nevojat e emigranteve, refugjateve dhe komuniteteve pritese,” shkroi Soros. “Une do te investoj ne startup-e, ne kompanite e ngritura, iniciativat me ndikim social dhe bizneset e themeluara nga emigrantet dhe nga vete refugjatet. Edhe pse çeshtja kryesore eshte te ndihmoj emigrantet dhe refugjatet qe vijne ne Europe, do te jem gjithashtu ne kerkim per ide te mira per investime qe do te perfitojne emigrantet nga e gjithe bota. ”

Filantropi njoftoi se te gjitha investimet e bera do te jene ne pronesi te organizates se tij jofitimprurese, dhe çdo fitim do te shkoje per te financuar programe ne ‘Fondacionin e Shoqerise se Hapur’, duke perfshire programe qe perfitojne emigrantet dhe refugjatet. Soros gjithashtu deklaroi synimin e tij per te punuar me ‘Zyren e Komisionerit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet’ dhe ‘Komitetin Nderkombetar te Shpetimit’, si dhe shpresen e tij se kjo levizje do te frymezoje investitore te tjere per te ndermarre veprime te ngjashme.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al