“Gezuar Diten e Miqesise” per 12 vjetorin e themelimit te Facebook

Te gjithe sapo kane aksesuar rrjetin social Facebook diten e sotme jane ballafaquar me nje mesazh deri diku te çuditshem qe shkruante: “Gezuar Diten e Miqesise” Tani mund te pyesni çfare eshte kjo dite sepse ne te kaluaren mund te mos e keni festuar asnjehere.

Kjo dite quajtur “Dita e Miqesise” eshte zyrtarizuar nga vete rrjeti social Facebook ne perkujtim te datelindjes se 12-te qe nga themelimi. Me kete rast, Facebook po krijon nje video te personalizuar me nje kolazh fotosh per te gjithe perdoruesit, i cili do t’u kujtoje sesa te rendesishme jane marredheniet mes miqsh.

Nese imazhet e paraqitura ne video nuk i pelqeni, realisht mund t’i editoni ne baze te preferencave perpara se ta shperndani videon ne rrjetin social.

Facebook sot eshte “shtepia” e plot 1.6 miliarde perdoruesve aktive ne muaj.

/PC World Albanian/