Gezuar Pavaresine Kosove. 8 vite me pare Kosova u shpall shtet i pavarur

Si sot tete vjet me pare, momenti i kremtes kulmoi ate dite te diele, kur ne Kuvendin e Kosoves ne oren 15:39, te 17 shkurtit 2008, u lexua Deklarata e Pavaresise. Kosova sot mbush tete vjet shtet i pavarur. Kosta Rika e Afganistani, SHBA-ja e Shqiperia, Turqia e Gjermania, te gjitha me shpejt se tjetra njoftonin lajmin e mire per kosovaret se ata njihnin shtetin e ri qe do te ndryshonte pergjithmone harten e Ballkanit.

Nga atehere, Kosoven e kane njohur 111 shtete, nderkohe qe kane mbetur edhe me pak se gjysma e tyre per ta bere kete. Kosova u anetaresua ne disa organizata boterore si FMN dhe Banka Boterore. Edhe pse qytetaret e saj ende nuk mund te levizin pa viza neper Europe, Kosova nenshkroi marreveshjen e pare kontraktuale me Bashkimin Europian, duke e firmosur MSA-ne, ne tetor te 2015-es.

Ne aspektin e politikes se jashtme, Kosova eshte aktive edhe ne fushen e diplomacise. Shteti i ri ka te hapura disa ambasada e konsullata gjithandej botes. Bisedimet qe filluan si teknike, perfunduan ne politike. Si pasoje e marreveshjeve, Kosova ne takimet nderkombetare e rajonale perfaqesohet me fusnote. Dy shtetet kane arritur qe t’i nenshkruajne disa marreveshje. Si me e rendesishmja konsiderohet ajo e 19 prillit te 2013-es.