Gianni De Biasi: “Kush deshiron Euro 2016 duhet te luaje sa me shume”

Lidhur me artikullin:

Gianni De Biasi ka dhene nje mesazh per Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin, Ergys Kaçen, Shkelzen Gashin, Migjen Bashen dhe Etrit Berishen. Gianni de Biassi ka zbarkuar ne Shqiperi per t’i prezantuar fanellat e reja te Kombetares shqiptare, me te cilat do te paraqitet ne Euro 2016.

Megjithate, tekniku kuqezi nuk ndalet gjate te fanellat, por te disa lojtare kuqezi qe po kane probleme me aktivizimin te skuadrat e tyre. Pista me interesante per futbollistet e Kombetares kete janar ka qene pikerisht Italia, derisa De Biasi ka dhene mendimin rreth zgjedhjeve qe kane bere disa nga lojtaret e Shqiperise.

“Te pakten dy lojtare kane nderruar fanelle dhe kane pasur mundesine per te gjetur skuader ne Itali. Njeri eshte Gjimshiti dhe tjetri Ajeti qe ka luajtur disa ndeshje se fundmi”, ka deklaruar De Biasi.

“E qarte se detyra e skuadres se tij eshte shume e veshtire, por per ne e rendesishme eshte te fitoje pervoje ne nje kampionat te veshtire si ai italian. Shpresoj qe Gjimshiti te kete mundesine te luaje me nje lloj vazhdimesie te Atalanta dhe ta shfrytezoje kete rast, pasi eshte nje eksperience e rendesishme per nje djale te ri si ai”, ka shtuar ai.

De Biasi ndalet edhe te transferimi i Migjen Bashes te Como ne Serine B ku deklaron se e rendesishme per mesfushorin eshte te kete sa me shume minuta ne kembe.

“Me mire keshtu, folem bashke dhe me kerkoi nje keshille. eshte e qarte qe me mire se sa te rrije te Lucerna ku nuk luan te aktivizohet ne nje skuader te Serise B, edhe pse e fundit ne klasifikim, por nga te fundit vetem mund te rritesh. Gjeja me e rendesishme per te eshte te kerkoje te luaje dhe te gjeje minutat pasi ka luajtur pak ne pjesen e pare te sezonit, ndaj ne te dyten me mire te me tregoje se luan”, tha ai.

Ish trajneri i Udineses dhe Torinos ka folur edhe per Ergys Kaçen, Etrit Berishen dhe Shkelzen Gashin.

“Te gjithe kane nevoje te luajne, perfshi edhe Kacen qe eshte nxjerre disi menjane nga PAOK-u, por po ashtu dhe lojtare te tjere te skuadres. eshte e qarte se nese Berisha vazhdon te luaje si ka bere se fundmi me ndeshje te bukura, uroje qe te zgjase qendrimin ne skuadren e pare te Lazios ndersa dhe per pjesen tjerter e rendesishme eshte qe te luajne dhe mbi te gjitha ne arrijne ne nje kondicion fizik te mire ne Europian”, deklaroi De Biasi.

“Çeshtja e Gashit eshte nje situate e hapur. Mund te shkoje ne nje vend apo ne nje tjeter, por te ndalemi nje moment dhe te shohim se çfare do te ndodhe sot neser apo te henen qe jane dhe afatet e fundit te merkatos ne Europe”, perfundoi strategu italian.