Giovanni Simeone ndal Juventus. Atalanta skuadra e momentit ne Serie A

Vetem nje mbiemer i madh mund t’i beje balle Juventus dhe kur emri qe mban mbi shpine eshte Simeone ke ate te duhurin. Giovanni Simeone, djali i El Cholos ishte protagonisti i Genoas ne fitoren 3-1 me Juventus duke shenuar nje dygolesh ne “Marassi” kunder kampioneve ne fuqi, qe pesuan humbje e 3-te sezonale, kete here ate me te thellen. Ekipi i Allegri ne ndryshim nga humbjet e meparshme me Inter dhe Milan nuk arriti te kishte asnje lloj impakti ne ndeshje, pasi Giovanni Simeone shenoi dy here ne minutat 3 dhe 13-te, per nje epersi te dyfishte te ekipit te tij.

Goli i 3-te ishte nje dhurate e vete Juventus me Alex Sandro qe gabimisht dergoi topin ne rrjeten e tij. Shifrat bardhezinjte i shkurtuan vetem ne fund me nje goditje denimi shume te bukur te Pjanic.

Nje humbje qe per momentin nuk ndikon ne klasikimin e bardhezinjve ndersa ngjiti jo pak ne renditje Genoa.

Atalanta eshte skuadra e momentit. Ekipi ku luan Etrit Berisha, i cili kete here mungoi per shkak demtimi regjistroi fitoren e 6-te radhazi pasi mposhti ne transferte dhe Bolognen 2-0 fale golave te shenuar nga Masiello ne pjesen e pare dhe Kurtic ne te dyten. Nje sukses qe e mban Atalanten ne zonen europiane. Cagliari mori nje fitore qetesie ndaj Udineses ne Sardenje me golat e Farias dhe Saut teksa mundi 2-1 Udinesen, qe nuk mundi te ruaje dot barazimin provizor te Fofanas.