Giroud: “Ne Monaco do te shihni Giroud e vertete”

Lidhur me artikullin:

Ne Principate do te shihni nje Olivier Giroud te tjetersuar dhe ne versionin e tij me te mire. Sulmuesi i Arsenalit u ka premtuar tifozeve te topçinjve se ai do te shkelqeje ne sfiden e kthimit qe do te zhvillohet kete te Marte ne stadiumin Luigji i Dyte dhe me paraqitjen e tij ne fushe do te ndihmoje londinezet te kualfikohen ne cerekfinalet e Championsit. Bomberi francez u akuzua nga te gjithe per rendimentin e tij skarco ne sfiden e pare qe u zhvillua ne Arsenal Stadium ku formacioni i Wenger u mund me rezultatin 3-1. Ne me shume se nje rast Giroud gaboi gola te sigurt dhe dicka e tille ndikoi jo pak ne rezultatin e sfides.

“Presioni kundrejt meje ne fushen e blerte eshte me te vertete shune i madh. Megjithate kur une konsiderohem nga te gjithe si shkaktari i humbjes se skuadres, perpiqem gjithmone te ringrihem. Ne karrieren time kam kaluar here pas here momente te ngjashme si ky, gjithsesi kam ditur ta rimarr veten. Pergjigjet i kam dhene ne fushe dhe dicka te tille do ta bej edhe ne sfiden ndaj Monacos. Ndaj tyre ne luajtem mire por loja nuk ka shume rendesi kur humbet. Une nuk shqetesohem shume nga ato qe shkruhen e thuhen ne media per mua. Jam i vetedijshem per cilesite e mia dhe u premtoj tifozeve te Arsenalit te kene besim tek une pasi do te realizoj ne principate dhe do te kualfikoj topcinjte ne cerekfinalet e Championsit”.

Rezultati i ndeshjes se pare i le pak shpresa Arsenalit per kualifikim megjithate topcinjte na kane mesuar te na surprizojne edhe ne te shkuaren. Monaco-Arsenal do te zhvillohet mbremjen e kesaj te Marte ne oren 20.45