Gjenerator elektrik me reaksion kimik, burim i ardhshem elektriciteti
Nje burim i ri i papritur energjie te gjelber eshte zbuluar nga studiuesit e Grupit te Mjedisit dhe Teknologjise ne Universitetin Wageningen ne Holande. Behet fjale per nje gjenerator elektrik, qe perdor reaksionin kimik, nderveprimin e natyrshem mes rrenjeve te bimeve dhe bakterieve te tokes per prodhimin e energjise elektrike.  
 
Bimet mund te sigurojne se shpejti elektricitet.
 
Ne nje forme me permasa te vogla ato po e bejne nje gje te tille ne laboratoret kerkimore dhe serat e projektit Bimet, nje grup kerkimor i sponsorizuar nga universitete dhe kompani private, qe perpiqen te zhvillojne nje gjenerator elektrik me reaksion kimik.
 
Drejtoresha e projektit “Bimet”, Marjolein Helder jep hollesi rreth projektit.
 
“Kjo eshte nje bime qe rritet mes perberjeve karbonike dhe ky material organik mes rrenjeve ne fakt shperbehet nga bakteriet dhe keshtu clirohen elektrone. Ne grumbullojme elektronet me pelhura karboni, qe perdoren si elektroda”.
 
Bimet varen nga energjia diellore, per t’u rritur ne nje proces te quajtur fotosinteze, gjate te cilit bimet prodhojne materien organike.
 
Rreth 70 per qind e kesaj materie transportohet nepermjet rrenjeve ne toke, ku ajo shperbehet nga bakteriet.
 
Procesi i degradimit ben qe te clirohen elektrone, qe me pas terhiqen nga elektrodat.
 
Elektronet dhe protonet shnderohen ne prodhuesin e energjise nga ku ata shkojne ne katode, ku oksigjeni, elektronet dhe protonet prodhojne uje.
 
Megjithese teknologjia eshte premtuese, studiuesit thone se ajo nuk eshte zhvilluar ende plotesisht.
 
Teknikat per ta bere sistemin te riperteritshem dhe te perdorshem duhet te vazhdojne te permiresohen, nderkohe qe duhen gjetur menyra per te kufizuar sasine e materialit te perdorur nga elektrodat.
 
Vendosja e elektrodave ne nje pozicion sa me te pershtatshem perreth bimes ben qe te shtohet prodhimi i elektricitetit dhe te perdoret shume me pak material.
 
Ne zona te largeta, kapaciteti aktual i gjeneratorit elektrik me reaksion kimik po e ben ate nje rival ekonomik te paneleve diellore.
 
Zonja Helder thote se eshte e rendesishme qe bimeve t’u krijohet hapesira e duhur per te krijuar reaksionin.
 
“Disavantazhi yne eshte se rrenjet kane nevoje per hapesiren e duhur per t’u rritur, por ne te njejten kohe ne na duhet qe elektrodat te mos jene shume larg njera tjetres ne menyre qe te kapen elektronet e cliruar. Sa me e madhe te jete distanca mes elektrodave aq me shume energji shkon kot. Pra na duhet nje balance e distances mes elektrodave dhe hapesires per t’u mundesuar rrenjeve qe te rriten”.
 
Gjeneratori elektrik mund te prodhoje aktualisht 0.4 vat per cdo meter katror te zhvillimit te bimes. Kjo sasi eshte me e madhe se sa energjia e perftuar nga fermentimi i biomases.
 
Nje model eksperimental prej 15 metrash katrore mund te prodhoje energji te mjaftueshme per nje kompjuter.
 
Ne te ardhmen, bio-elektriciteti mund te prodhoje deri ne 3.2 vat per meter katror nga zhvillimi i bimeve.
 
Maarten van Riet, ekspert i energjise se riperteritshme ne kompanine e madhe holandeze te elektricitetit Alliander thote se sistemi i gjeneratorit elektrik, qe perdor reaksionin kimik, funksionon mire.
 
“Avantazhet e ketij projekti mund te shpjegohen me kete shembull: prodhimi i orizit ne nje hektar toke nuk cliron metan ne atmosfere, por prodhon rryme elektrike. Sheqeri i prodhuar nga rrenjet shperbehet nga bakteriet dhe ky proces transformohet ne energji elektrike. Kjo eshte e mundur nepermjet ketij procesi. Ne rastin me te mire, nga nje hektar ne mund te prodhojme energji te mjaftueshme per rreth 20 shtepi”.
 
Gjeneratori elektrik me reaksion kimik mund te perdoret ne shkalle te ndryshme.
Studjuesit mendojne se cati te sheshta, qe prodhojne energji te gjelber mund te behen realitet brenda pak vjetesh dhe prodhimi ne nje shkalle me te madhe do te pasoje, sic shpjegon drejtoresha e projektit “Bimet”, Marjolein Helder.
 
“Panelet diellore prodhojne me shume energji per meter katror, por ne presim te ulim koston e teknologjise se sistemit tone ne te ardhmen. Sistemi yne mund te perdoret per aplikacione te ndryshme. Teknologjia jone prodhon rryme elektrike, por mund te perdoret edhe si izolues catie ose si grumbullues uji. Ne nje shkalle me te madhe, eshte e mundur qe te prodhohet oriz dhe rryme elektrike ne te njetjen kohe, duke gershetuar keshtu prodhimin e ushqimit dhe te energjise”.
 
Parimi i gjeneratorit elektrik, qe perdor reaksionin kimik u zbulua ne vitin 2007 nga Grupi i Mjedisit dhe Teknologjise ne Universitetin Wageningen ne Holande.
 
Nje cati, qe prodhon energji te gjelber eshte instaluar ne nje ndertese te Universitetit dhe studjuesit po ndjekin nga afer zhvillimin e bimeve atje.(Voa)