Gjeologet braziliane kane gjetur gjurme te Atlantides
Gjeologet braziliane dhe koleget e tyre nga Japonia kane zbuluar ne fund te Oqeanit Atlantik granit, i cili konsiderohet si shtrese (formacion) kontinental.
 
Shkencetaret besojne se ai mund te jete pjese e kontinentit qe u fundos si pasoje e ndarjes se Afrikes nga Amerika e Jugut 100 milione vjet me pare.
 
Fillimisht graniti u zbulua dy vjet me pare ne nje rrafshnalte nenujore te Rio Grandes ne pjesen jugore te Atlantikut. Megjithate, shkencetaret nuk ishin te sigurt per sa i perket hipotezave te tyre.
 
Ne prill grupi i shkencetareve ne bordin e aparatit nenujor “Shinkai 6500” studioi me me hollesi rrafshnalten dhe konfirmoi supozimet e veta.
 
Per t’u bindur perfundimisht ne lidhje me origjinen e granitit gjeologet do te duhet te shpojne disa zona ne shtratin e oqeanit.