Gjykata Kushtetuese pezullon Mustafen

Gjykata Kushtetuese ne Kosove rrezoi vendimin e 17 korrikut te mbledhjes se pare te Kuvendit te ri te Kosoves qe shpalli kryetar Isa Mustafen.

Kreu i LDK u zgjodh kryetar me 83 vota pro ne baze te nje marreveshjeje mes LDK-se, AAK-se, Nismes dhe Vetevendosjes.

Vendimi i Gjykates Kushtetutese eshte Mase e Perkoheshme e marre deri ne momentin e daljes me nje vendim perfundimtar dhe me argumentimin e tij.

Kerkesa per interpretimin e seances se pare te Kuvendit te dale nga zgjedhjet e 8 qershorit mberriti ne Gjykaten Kushtetuese nga Partia Demokratike qe e cilesoi nje shkelje te rende te Kushtetutes dhe te rregullores se Kuvendit.

PDK doli partia e pare ne zgjedhjet e qershorit, por pa mundur qe te siguroje shumicen e nevojshme per krijimin e qeverise se re, nderkohe qe pas rezultateve blloku opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Vetevendosje rane dakort per te qeverisur se bashku.

Keto zhvillime kane shkaktuar nje ngerç institucional ne Kosove, ku edhe me heret eshte kerkuar nderhyrja e Gjykates Kushtetuese dhe interpretimi i saj, si ne rastin se kush ka te drejte te mandatoje kryeministrin e ri.