Gjykata Kushtetuese shfuqizon taksat afrofe per profesionistet

Pas ankeses se Dhomes Kombetare te Avokatise, Gjykata Kushtetuese rrezoi edhe nje here masat fiskale te qeverise duke shfuqizuar nje vendim qeverie qe percaktonte paga reference per efekt tatimi mbi fitimin dhe te sigurimeve shoqerore per profesionet e lira si avokate, dentiste etj.

Qeveria shqiptare doli serish sot e pafat nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi shfuqizimin e vendimit te Keshillit te Ministrave nr.37, date 21.01.2016 “Per percaktimin e pages mujore, per efekt te llogaritjes se kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe te sigurimit shendetesor per personat e regjistruar si te vetepunesuar, te cilet kryejne veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjesit e papaguar qe punojne e bashkejetojne me te”.

Vendimi, i cili u prit me protesta me heret kete vit nga disa grupime profesionistesh, autorizonte Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve te zbatonte paga reference per llogaritjen e detyrimeve per sigurime shoqerore apo shendetesore si dhe tatim mbi te ardhurat personale ne perpjekje per te luftuar me masa afrofe evazionin fiskal te perceptuar nga individe te ndryshem te profesionisteve te lire, te cilet aludohen se deklarojne te ardhura mujore minimale duke kryer evazion fiskal.

Sipas vendimit 37 pagat reference varionin nga 50 mije ne 88 mije leke ne varesi te profesionit dhe qytetit ku ushtrohet profesioni. Nje avokat ne Tirane detyrohej te paguante sigurime shoqerore dhe tatim mbi te ardhurat personale per pagen reference te 73,800 lekeve ndersa per avokatet e qyteteve te varfra, paga reference ulej ne afro 65 mije leke. Paga me e larte reference qe caktuar per programuesit e kompjutereve, te cilet duhej te paguanin taksa per 89 mije leke page.

Qeveria pretendoi gjate kohes qe debateve mbi kete mase se pagat reference te percaktuara jane prane realitetit te te ardhurave te profesionisteve, ndersa avokatet dhe farmacistet protestuan duke argumentuar se masa te tilla jane te paligjshme.

Gjykata Kushtetuese vendosi rrezimin e pretendimeve te qeverise dhe urdheroi pezullimin e menjehershem te zbatimit te vendimit ne fjale, i cili eshte nje nga shume masat e ndermarra nga qeveria per te rritur te ardhurat buxhetore.

Arsyetimi i vendimit te gjykates nuk eshte bere ende publik.

Kjo eshte e disata here qe Gjykata Kushtetuese aktuale rrezon masat e ndemarra nga qeveria gjate viteve te fundit si antikushtetuese. Ne dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese pezulloi dhe me pas rrezoi nje pakete masash te cilat parashikonin gjoba drastike tatimore ne dem te biznesit per shkelje fare te vogla. Sipas gjykates, masat ndeshkuese te shtetit duhet te ruajne parimin e proporcionalitetit me demin e shkaktuar nga shkelja e taksapaguesit.

Qeveria aktuale nisi nje fushate te ashpersimit te ndeshkimeve administrative dhe penale me argumentin se situata kishte dale jashte kontrollit ne shume drejtime dhe se masat ekstreme duhej te ndermerreshin per te “bere shtet”. Qeveria u kritikua vazhdimisht per shkelje te te drejtave te njeriut dhe perdorim eksesiv dhe te panevojshem te dhunes ndaj qytetareve