Google dhuron para dhe ndihme ekspertesh per te luftuar virusin “Zika”

Perhapja e virusit Zika u shpall Emergjence e Shendetit Publik nga Organizata Boterore e Shendetit (WHO) ne shkurt. Edhe pse virusi i cili transmetohet nepermjet mushkonjave nuk shkakton simptoma ne pjesen me te madhe te rasteve, atij i atribuohet numri ne rritje i nje defekti fatal ne lindje i njohur si mikrocefalia.

Tani, Google eshte ne partneritet me UNICEF, duke dhene fonde, mjete dhe ndihma ne njerez per te ndihmuar luften ndaj semundjes.

Ne nje postim blogu diten e sotme, kompania anonçon se do te dhuroje per UNICEF 1 milione $ grante per te ndihmuar perpjekjet e tyre kunder perhapjes se ketij virusi. Google ka gjithashtu edhe inxhinieret e saj qe ndihmojne UNICEF “te analizoje te dhenat per te percaktuar sesi te lokalizoje dhe te paraprije virusin.” Kompania po jep nje fond shtese prej 500,000$ per UNICEF dhe Organizaten Panamerikane te Shendetit per te mbeshtetur punen e punonjesve te saj ne terren.

Zika_search

UNICEF do t’i perdore fondet per te rritur ndergjegjesimin, per te reduktuar popullimin e mushkonjave, per te mbrojtur zhvillimin e vaksinave, dhe per te ndihmuar ne parandalimin e transmetimit te virusit. Organizata pret te ndihmoje 200 milione njerez te prekur ose vulnerabel per t’u prekur ne Ameriken Latine.

Google perveç alokimit te fondeve, po ndihmon ne rritjen e ndergjegjesimit publik dhe te njohurive per virusin Zika ne menyre direkte, duke perfshire informacione shtese rreth virusit globalisht, ne 16 gjuhe. Duke kerkuar per “virusin Zika” ne Google do t’ju dale nje veshtrim i pergjithshem mbi virusin, informacion mbi simptomay dhe Sinjalet e Shendetit Publik.

Ne postimin e vet, Google pretendon se perhapja e Zikes ka çuar ne rritjen prej 3000% te interesit per kerkimin e tij ne rang global qe nga Nentori.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.