‘Google’ ne France nen hetim per evazion fiskal

Nje hetim eshte duke u zhvilluar ne seline e gjigandit te informatikes “Google” ne Paris ne kuader te nje hetimi per evazion fiskal, sipas burimesh policore, qe konfirmojne nje lajm te gazetes “Le Parisien”.

Policet po zhvillojne hetime ne kuader te nje hetimi paraprak te hapur nga prokuroria kombetare financiare.

Nje burim prane dosjes kishte njoftuar ne shkurt se fisku francez pretendonte se kishte 1,6 miliarde euro taksa te papaguara nga gjigandi i teknologjise, nje shume qe ende nuk eshte konfirmuar nga ministria e Financave.

/Telegrafi