Google pritet te permiresoje sherbimin Street View per rruget e Shqiperise

Kompania Google njoftoi te marten se do te filloje udhetimet dhe fotografimin e rrugeve te Shqiperise per te permiresuar sherbimin “Pamje te Rrugeve”, te Hartave te Google, nje sherbim mjaft i perdorur ne Shqiperi.

“Nga 29 prilli, automjetet e Google do te fillojne udhetimin dhe shkrepjen e fotografive 360° neper qytetet e medha si Tirane, Durres, Sarande dhe neper zonat turistike e historike te Shqiperise” tha kompania ne deklaraten per shtyp.

Sherbimi ne fjale, i lançuar ne vitin 2007, eshte i disponueshem ne 76 shtete te ndryshme te botes dhe u mundeson perdoruesve ne kompjuter dhe celular te bejne nje eksporim virtual te rrugeve permes fotografive panoramike.

“Kemi degjuar nga shume prej perdoruesve tane ne Shqiperi se mezi presin ta perdorin sherbimin ‘Pamje te rrugeve’. Prandaj, sot jemi shume te lumtur qe ju njoftojme per nisjen e udhetimit si dhe per zbulimin e rrugeve dhe pikave me te bukura te Shqiperise, per perdoruesit tane anembane botes. Kompanite dhe perdoruesit shqiptare do te perfitojne gjithashtu nga te mirat e ketij sherbimi”, tha Antony Mcloughlin, Menaxher i Sherbimit “Pamje te Rrugeve” prane Google.

Fotografimi ne Shqiperi do te filloje nga Tirana dhe do te perhapet pergjate muajve ne vazhdim ne qytete dhe atraksione turistike. Sherbimi eshte mjaft i dobishem per te percjelle imazhe koherente te peizazhit shqiptar qe nga qytetet bregdetare dhe malore deri te trashegimia kulturore.

Google

“Ky mjet do t’ua beje jeten e perditshme me te lehte qytetareve shqiptare, duke u dhene informacion te sakte mbi destinacionet, planet e udhetimit dhe vendet me interes per t’u vizituar,” deklaroi Milena Harito, ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike.

Per shkak se sherbimi do te transmetoje imazhe nga zonat e populluara te Shqiperise, te dhenat personale dhe privatesia jane nje teme mjaft e ndjeshme. Google eshte i detyruar te respektoje te gjitha ligjet shqiptare qe mbrojne privatesine, per kete arsye imazhet e “Pamje te rrugeve” do te mjegullojne fytyrat dhe targat e automjeteve.

Pas marrjes se imazheve nga makinat e Google ne rruget shqiptare, do te duhen disa muaj per perpunimin e tyre dhe berjen te disponueshme per perdoruesit.

/Reporter.al