Griezmann: “Eshte fat per ne qe Simeone nuk u largua nga Atletico”

Lidhur me artikullin:

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, pak muaj me pare ka pasur frike se trajneri Diego Simeone kishte arritur marreveshjen me klubin e vet te ri, PSG. Pas humbjes me penallti me Real Madrid ne finalen e Liges se Kampioneve, tekniku argjentinas deklaroi se duhet te mendoje per te ardhmen e tij. Kjo ndikoi shume te francezi Griezmann, sepse ne ate periudhe u perhap lajmi se ish-mesfushori i Argjentines mund te zevendesonte teknikun Laurent Blanc ne Paris. Nenkampioni i Evropes e ka thene disa here se Simeone eshte nje argument per qendrimin e tij te bardhekuqte.

Griezmann, i cili edhe ai vete kete vere ishte i lidhur me nje kalim potencial te kampionet e Frances, se fundmi u shpreh se eshte çliruar plotesisht, kur mori vesh se Simeone do te vazhdoje aventuren e tij ne Madrid.

“Kur isha duke luajtur ne Kampionatin Evropian ne France, njerezit thonin se kalimi i trajnerit tone te PSG ishte pothuajse i kryer. Kisha frike se ai nuk do te qendronte me ketu. Ende me duhet te punoj dhe te mesoj prej tij. Atletico ka nevoje per te. Ai me tha se do te qendronte dhe kjo me çliroi“, – u shpreh sulmuesi ne “Onda Cero“.