Griezmann i qeteson te gjithe. “Nuk shkoj te Real Madrid pasi ka nje pakt”

Per sulmuesin Antoine Griezmann gjithnje ka spekulime qe e bejne te “fluturoje” sa te nje skuader te nje tjeter, por francezi vete eshte i bindur te pakten per nje gje: Real Madrid nuk do te jete destinacioni i tij i ardhshem. Madje, ylli i Atletico Madrid ne nje interviste te fundit ka zbuluar se ndermjet dy klubeve madrilene ka nje pakt, ne baze te cilit lojtaret e tyre nuk mund te transferohen te skuadra fqinje.

“Ndihem shkelqyeshem tek Atletico”, – tha 25-vjeçari per “Telefoot”-in. “Eshte e vertete se dua te fitoj tituj, por nuk mund te shkoj te Real Madrid per shkak te rivalitetit. Ka edhe nje pakt per kete ndermjet klubeve”, – shtoi ai. Padyshim, nje lajm fantastik per tifozet e bardhekuqve.

Me pas, i pyetur nese do te preferonte kalimin te nje skuader si PSG-ja, Griezmann u tregua mjaft i qarte.

“Eshte nje klub interesant, por nuk me pelqen Ligue 1. Pelqej La Liga dhe Premier League-n, por synimi im nuk eshte te largohem nga Atletico menjehere”, – shpjegoi nenkampioni i dyfishte i Evropes.

Si nje pretendent per “Topin e Arte”, francezi u pyet gjithashtu nese mendon se mund ta fitoje trofeun e me te mirit ne bote.

“E kam synim, por Cristiano Ronaldo sapo ka fituar Ligen e Kampioneve dhe Kampionatin Evropian, keshtu qe e meriton. Lionel Messi gjithashtu do te vazhdoje te shenoje si çdo vit, keshtu qe do ta kem te veshtire”, – perfundoi Griezmann.