Griezmann i shkel syrin United. “Do te ishte bukur te luaja me Pogba”

Lidhur me artikullin:

Ish-lojtari i Real Sociedad dhe mesfushori i Manchester United kane postuar shume foto se bashku neper mediat sociale per te treguar miqesine e ngushte qe kane. Griezmann ndau nje fotografi bashke me Pogba ne Twitter diten e marte ku ishin ulur ne pjesen e prapme te nje makine golfi, me nentitullin:

“Fundi i dites, po rikthehemi ne keshtjelle.” Dyshja aktualisht eshte grumbulluar me perfaqesuesen ne prag te ndeshjes kualifikuese per Kupen e Botes diten e premte kunder Suedise ne “Stade de France”.

Griezmann eshte nje lojtar qe kerkohet nga klubet elitare evropiane pas paraqitjes se mire ne Euro 2016, dhe prania e Pogba ne “Old Trafford” mund te jete shume e rendesishme per nje transferim te mundshem te bashkekombesit te tij.

“Gjithmone pyes Pogba rreth Manchester United,” shprehet Griezmann per Daily Star. “Mendoj se eshte nje klub i madh me nje infrastrukture te mire. Pyes Pogba rreth disa lojtareve, dhe nese a jane aq te mire sa duken, e njejta gje me Mourinho. Ka shume spekulime rreth se ardhmes sime te United apo PSG por per momentin nuk besoj se do te leviz te nje klub i ri. por do te ishte e mrekullueshme te luaje me Paul Pogba nje dite.”