Grigor Dimitrov. Nje talent qe po humbet

Lidhur me artikullin:

Nga Parajsa ne Ferr. Vetem nje fjali e tille mund ta pershkruaje momentin qe po kalon Grigor Dimitrov ne aspektin sportiv. I konsideruar si nje nga tenistet me te talentuar dhe kandidati kryesor per te pasur trashegimine e te medhenjve Djokovic, Federer apo Nadal, bullgari po kalon nje vit te tmerrshem ku nuk ka regjistruar asnje sukses, qofte edhe ne turnete e parendesishem. 24-vjeçari i lindur ne qytezen e Haskovos prane kufirit me Greqine eshte ne renie te lire edhe ne klasifikimin e pergjithshem ATP. Vetem kete jave ka humbur 4 pozicione duke u zhvendosur ne vendin e 26 dhe analistet kane filluar ta etiketojne si talenti qe po digjet. Vetem dy gjysmefinale ne turnete 250 pikesh per tenistin ne Stamboll dhe Brisbane, ndersa ne Basel, Montecarlo dhe nuk arriti te shkonte me shume se çerekfinalet.

Ne Wimbledon dhe Australian Open, Dimitrov beri me keq me vetem dy ture te kaluara, ndersa US Open dhe Roland Garros rezultuan nje mankth per talentin ne perspektive, me respektivisht dy dhe nje perballje te fituar. Krahasimi me 2014-en eshte pothuajse anormal sepse nje vit me pare ai fitoi 3 tituj duke mundur Murray ne finalen e Acapulcos dhe Anderson ne Bukuresht. Ai eshte djali i nje trajneri tenisi dhe menjehere pasi u be i famshem, nuk e fshehu pasionin qe ka per makinat e shtrenjta dhe oret e luksit. Qe ne moshen 15-vjeçare ai ndoqi akademine e Barcelones, e njejta ne te cilen eshte stervitur Andy Murray por mesa duket, karriera e tij nuk po ngjan aspak me ate te britanikut.

Shperthimi erdhi ne vitin 2008 fale titujve per te rinjte ne Wimbledon dhe US Open ndersa ne vitin 2013 u be i pari bullgar qe fitonte nje turne ATP ne eren Open pasi mundi ne Stokholm spanjollin Ferrer. Por qe nga viti i larget 2008 gjerat kane ndryshuar shume dhe tashme Dimitrov nuk arrin te gjeje shkelqimin e vitit te shkuar. Ndoshta eshte rastesi por rezultatet e dobeta nisen te vinin menjehere pas fundit te historise se tij me bukuroshen Maria Sharapova. Mediat dyshojne se eshte modelja Nikoleta Lozanova ajo qe po ndikon per keq ne karrieren e 24-vjeçarit. “Kemi kaluar momente te bukura dhe i uroj shume fat ne jete e sport”, deklaroi Masha menjehere pas ndarjes por mesa duket urimi i tenistes ruse nuk do t’i mjaftoje ballkanasit qe po humbet trenin e tenisit elitar.