Gruaja qe vuan nga xhelozia ekstreme

Lidhur me artikullin:

Debbi Wood eshte nje 43 – vjeçare nga Britania e Madhe e cila eshte kaq xheloze sa e ka ndaluar bashkeshortin e saj qe te shohe femra ne televizor. Ajo vuan nga nje semundje e njohur si sindroma Othello, qe shkakton xhelozi deluzionale.

Siç shkruan britanikja Metro, kjo lloj semundje e ka bere kaq shume xheloze kete grua, sa bashkeshorti i saj Steve, jo vetem qe e ka te ndaluar te shohe femra te tjera, por ai eshte ne kontroll te vazhdueshem nga bashkeshortja e tij.

Ajo i kontrollon gjate gjithe kohes, telefonin, email – in madje edhe llogarite bankare, ndersa here pas here, kur dyshon se ai po e genjen, Debbi e detyron Steve qe t’i nenshtrohet testit te se vertetes.

E ftuar ne programin This Morning, 43 – vjeçarja tha se sipas saj, ndryshe nga femrat, meshkujt nuk jane te afte te vleresojne bukurine e brendshme./klan