Grupi i Volkswagen-it i ndodhur para veshtiresive financiare

Grupi i Volkswagen-it, i cili ne kuader te saj akomodon markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat dhe Skoda, koheve te fundit eshte ne qender te vemendjes per shkak te skandalit me mashtrimit ne teste per emetim te gazrave.

Pas skandalit me te madh ne historine 78 vjeçare te VW-se 10 drejtues te larte u larguan nga puna. Ndersa Matthias Muller ishte emeruar si CEO i ri i kompanise.

Keto zhvillime gjithashtu ndikuan ne aspektin financiar te kompanise. Humbja operative e VW-se ne çerekun e trete te ketij viti kishte arritur ne 3 miliarde e 479 milione euro.

Te autorizuarit e nje kompanie tjeter te lashte gjermane Opel ne muajin dhjetor te vitit te kaluar theksuan se do ta mbyllin fabriken e automjeteve ne qytetin Bochum. Madje, thuhet se me mbylljen e kesaj fabrike rreth 3 mije persona kane mbetur pa pune.

Ndersa nje perfaqesues tjeter i rendesishem i sektorit te automjeteve Mercedes eshte duke perjetuar disa probleme ne aspektin ligjor. Bashkimi Evropian (BE) e paditi Gjermanine ne Gjykaten Evropiane te Drejtesise per marken Mercedes te prodhuar nga ana e kompanise Daimler AG per mospajtueshmerine me rregulloret e lendes freskuese te sistemit te ajrit te kondicionuar.

/Telegraphi/