Guardiola: “Bundesliga eshte titulli me i rendesishem”

Lidhur me artikullin:

Pep Guardiola eshte i qarte per fazen e dyte, fazen me te rendesishme, fazen kur ndahen trofete :

“Kur nuk arrin ta fitosh Bundesligen per dy sezone rradhazi dhe me pas e fiton, atehere te gjithe jane te lumtur. Para dy vitesh Bayern fitoi tripleten me Jupp Heynckes dhe vjet fituam dy titujt me te rendesishem ne Gjermani, Bundesligen dhe Kupen e Gjermanise. Tani e kuptoj kur njerezit thone qe te fitosh Bundesligen nuk mjafton. Per mua dua ta rithem, Bundesliga eshte titulli me i rendesishem. Per mua si trajner, nje vit kur fitojme kampionatin eshte nje vit qe te ngelet ne memorie, nje sezon i madh. Ky eshte opinioni im, edhe pse kjo nuk do te thote qe nuk kam presion. E di se sa e rendesishme eshte Champions League per kete klub. Dua qe te luajme mire dhe te permiresoj lojen dhe lojtaret cdo dite e me teper. Nese fiton nje ndeshje je i lumtur per nje dite, por nese luan mire e di qe po i afrohesh objektivave te medha. Puna dhe synimi im eshte ta bej skuadren te luaje me mire cdo dite. Duhet ta bej skuadren te ndihet komode dhe plot me besim ne ndeshjet me te rendesishme te sezonit, qe te luajme mire dhe ti fitojme keto ndeshje.”