Guardiola deshiron qendermbrojtesin e Real Madrid

Lidhur me artikullin:

Pep Guardiola ne kerkim te nje mbrojtesi per te forcuar radhet e Bayern Munchen. Tekniku katalanas kerkon t’i rrembeje Real Madrid nje lojtar qe kohe me pare u konfirmua nen urdhrat e rivalit te tij, Jose Mourinho. Behet fjale per francezin Rafael Varane, i cili pelqehet shume per aftesite e tij fizike dhe teknike nga Guardiola. Ne kete menyre, trajneri i kampioneve te Gjermanise nuk ka humbur kohe duke zhvilluar nje takim sekret me agjentin e mbrojtesit, Jorge Mendez. Lajmin e ben te ditur gazeta “Marca”, sipas se ciles, palet jane takuar gjate muajit dhjetor ku kane diskutuar rreth nje operacioni te mundshem.

Nuk ka ende asnje informacion rreth rezultateve qe u arriten nga ky takim, por do te jete shume e veshtire qe Bayern ta shkepuse francezin nga Real Madrid edhe ne rast se Pep Guardiola i ka premtuar vendin e titullarit te skuadra e tij.

Interes per djaloshin e kombetares se “Gjelave” kane shfaqur edhe dy skuadrat e Manchester, por klubi gjerman po leviz konkretisht per ta bashkuar me grupin per shkak te difekteve qe ka shfaqur ne mbrojtje Bayern. Benatia nuk eshte ambjentuar ende me skuadren, ndersa Dante e ka humbur vendin e titullarit ne ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Rafael Varane ka lindur 21 vjet me pare ne Lille, ndersa karrieren si profesionist e nisi ne vitin 2010 te skuadra e Lens. Nje sezon me pas ai u transferua te klubi “Los Blancos” pasi drejtuesit e skuadres spanjolle u keshilluan per mbrojtesin e ri nga Zinedine Zidane.