Guardiola kunder te gjitheve. Serish polemika me mjeket e Bayern

Lidhur me artikullin:

Pep Guardiola po kalon nje periudhe jo shume pozitive te Bayern. Ne kulmin e zerave per nje largim te mundshem ne fund te sezonit, trajneri katalanas eshte perplasur me drejtuesit e ekipit te mjekeve pas demtimit te Philip Lahm ne ndeshjen e Kupes kunder Darmstad. Sipas gazetes “Kicker”, Guardiola e drejton gishtin e akuzes ndaj mjekut kryesor te klubit, Volker Braun, duke e akuzuar per epidemine e demtimeve qe ka prekur skuadren.

Gjithsesi, mjeku nuk e ka pranuar kete akuze duke u hedhur ne kundersulm, sepse sipas tij, Guardiola ka thirrur ne stervitje lojtaret pa lejen e stafit mjekesor. “Kicker” shkon edhe me tej duke theksuar se te dy jane perplasur me tone te larta ne qendren stervitore te Bayern. Kjo nuk eshte hera e pare qe katalanasi perplaset me mjeket ne skuadren gjermane pasi sezonin e shkuar ai pati kontradikta me mjekun historik te Bayern, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, duke e detyruar kete te fundit te largohej nga klubi ku kishte punuar per shume dekada.

Perveç Ribery qe u detyrua serish te rikthehej ne infermieri, nga demtimet po vuajne edhe Arjen Robben, Douglas Costa, Mario Gotze, Mehdi Benatia, Juan Bernat, David Alaba dhe kapiteni Philip Lahm qe me shume mundesi e ka mbyllur vitin 2015. Gjate ketij sezoni, Robben eshte aktivizuar vetem ne 6 takime duke e demtuar jo pak ecurine e skuadres ne javet e fundit.