Guardiola: “Ky eshte formacioni me i mire i lojtareve qe kam drejtuar”

Lidhur me artikullin:

Pep Guardiola ka provuar stolin e tri skuadrave te medha ne karrieren si trajner; Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester City. Po cili eshte top-formacioni i tij me i mire, referuar lojtareve qe ka pasur “nen arme” ne keto “stacione”, qe perfshijne tri shtete: Spanje, Gjermani dhe Angli? Pavaresisht se heren e pare si trajner e ka vetem tete vjet me pare, ai e ka shijuar maksimalisht suksesin.

Ne stolin drejtues te Barcelones dhe Bayern Munchen, Guardiola ka fituar 21 trofe te medhenj dhe ka revolucionarizuar lojen e futbollit. Ai tani eshte ne stolin e Manchester City dhe pritet te shtoje te tjera medalje. Duke folur per “The Sun”, Pep Guardiola ka zbuluar top-formacionin me te mire qe ka drejtuar si trajner. Bie lehtesisht ne sy dominimi i Barcelones, ndersa nga skuadra aktuale ka perzgjedhur vetem nje sulmues, Sergio Aguero. Nga bavarezet ka vend per dy lojtare, Lewandowski dhe Neuer.

Manuel Neuer

Dani Alves

Carles Puyol

Gerard Pique

Eric Abidal

Sergio Busquets

Xavi

Andres Iniesta

Lionel Messi

Robert Lewandowski

Sergio Aguero