Gundogan: “United dhe Mourinho po sillen keq me Schweinsteiger”

Lidhur me artikullin:

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka kritikuar rivalet e Manchester United per menyren si kane trajtuar ish-kapitenin e Gjermanise, Bastian Schweinsteiger, karriera e te cilit efektivisht te “djajte” eshte mbyllur gjate muajve te veres, kur Jose Mourinho deklaroi se futbollisti i blere nga Van Gaal, 12 muaj me pare, nuk ishte ne planet e tij. Gundogan ishte nje nga futbollistet e ardhur te Manchester City gjate ketij sezoni, pasi skuadra e Pep Guardiola pagoi 25 milione euro. Ai mendon se Schweinsteiger meritonte te pakten nje mundesi ne “Old Trafford”.

“Une besoj se Manchester United mund te nxjerre vetem perfitime nga Bastian Schweinsteiger, nese ai do te ishte pjese e ekipit dhe plotesisht u gatshem, – tha Gundogan per “Sport Bild”. – Gjithçka qe keni degjuar apo lexuar eshte e vertete, sjellja e United tregon mungese respekti. Ai nuk eshte nje djale 18 vjeç qe sivjet mund te huazohet ne nje ekip tjeter. Mourinho e “kryqezoi” pa i dhene asnje mundesi.”

Schweinsteiger, qe ne korrik u terhoq perfundimisht nga kombetarja, luajti 121 ndeshje me Gjermanine dhe takim i tij i fundit me perfaqesuesen ishte ai ndaj Finlandes, muajin e kaluar. Mendohet se ne janar 32-vjeçari do te shkoje SHBA. “United do te jete klubi im i fundit ne Europe,” – deklaroi gjermani.