Gurra e Domgjonit. Ujesjellesi antik qe çudit ende… (Video)

Edhe pse jo e njohur sa ç’duhet Gurra e Domgjonit eshte nje nder monumentet e trashegimise historike dhe kulturore me me vlere, jo vetem ne Shqiperi. E pavaresisht kesaj ky objekt sot rrezikon te shembet per shkak te mungeses se mirembajtjes.

Pusi i kontrollit ka nje hyrje te vogel, te ndertuar jo paqellim te tille, ndoshta per ta mbajtur te maskuar, duke qene se edhe ne kohet e hershme ujesjellesit konsideroheshin vepra te rendesise se veçante. Shkallet e gurta te zbresin ne fund te tij, ku veç pjeses kryesore te pusit, nentoke vazhdon edhe nje tunel i gjate rreth 100 metra i veshur me gure. Ujesjellesi mendohet se eshte ndertuar ne shekulin e VI gjate kohes se Perandorise Bizantine, ndoshta gjate mbreterimit te Justinianit te pare.

Sot ky monument eshte lene ne meshire te fatit. Jo vetem punimet restauruese mungojne, por as nje tabele e thjeshte nuk tregon per kete vend te rralle. Ne fakt, pertej elementeve historike, Gurra e Domgjonit lidhet edhe me jeten e perditshme te banoreve. Ujesjellesi i ngritur ne vitin 1967 per te furnizuar me uje te pijshem dhe vadites fshatin nuk ofron zgjidhje, e po keshtu ka ndodhur me ate te nisur plot tre here, e po aq here te humbur rruges ne post vitet 2000.

“Shteti ka prure fonde ne 2001, 2003, 2005 dhe te tre heret na jane vjedhur. Jane me shkresa, jane me video. U kemi kaseten e punimeve, dmth ketu jane vjedhur leket dhe askush s‘na jep llogari fare. Prokuroria thote ka vjedhje te bollshme por ka pushuar çeshtjen“, thote Nikolle Mark Kolaj.

E realitet eshte se kjo zone, pavaresisht ecejakeve, vuan jo veç per uje, por edhe nga harresa ndaj asaj qe dikur ka qene krenaria e ketyre aneve. Gurra padyshim sherbente per qytezen, siç e quajne banoret nje vendbanim te vjeter prane fshatit. Edhe ketu jo vetem nuk ka mirembajtje, por as nuk jane bere kurre germime arkologjike. Gjithçka ose eshte mbytur nga erozioni, ose eshte shkaterruar nga koha.

“Mos ta dije kush o burre! Kush eshte kujdesur per kete?! Askujt nuk i ka rene ne mend. Ketu Domgjoni ka nxjerre njerez qe kane themeluar gjuhen shqipe. S‘eshte kujdes asnje njeri fare“, thote Preng Lleshi, banor.

Ajo qe eshte interesante e qe lidh ne menyre te pashmangshme historine me aktualen eshte serish Gurra. Nese ajo u ngrit dikur per t‘i sherbyer qytezes, ajo sherben edhe sot per te garantuar furnizim per banoret e Domgjonit. Mesa duket paaradhesit e tyre menduan qe ne lashtesi per kohen kur Shqiperia do te ishte nje vend çudirash, e ku fondet do te mund te perpiheshin ne menyre te vazhdueshme e askush te mos vihej balle pergjegjesise.

„Ne rast se nuk investohet i humb vlera fshatit. Do rrezikojme ujin, nuk do te kemi perspektive si fshat. Ketu mund te behet turizem dhe te kete jete fshati“, shprehet Zef Laska, banor.

Te njejtin fat pati edhe rruga e Domgjonit, qe edhe pse kane kaluar mese 9 vjet nga fillimi i punimeve per ta lidhur fshatin permes nje aksi normal me Rrugen e Kombit, ende nuk ka perfunduar, ose me mire gjithçka ka mbetur ne vendnumero. Ura qendron si nje karrakatine, kurse banoret duhet te kalojne ne ate te dikurshme, qe gjate dimrit jo pak here bllokohet nga lumi.

“Ka mungese infrastrukture. Rrugen e ka mbajt fshati vete, banoret e fshatit, çdo vit, bile para nja kater-pese ditesh, ose nje jave a me shume mos te genjej, jane vene gjithe shoferat qe kane makina, kane shtruar fshatin rrugen prej gropave”, thote Ndue Kolaj, banor.

Banoret kane bere mjaft investime me buxhetet e tyre, siç eshte nje ure ne brendesi te fshatit e ndertuar me punen vullnetare dhe fondet e nje emigranti dhe dy banoreve te zones, kane rikonstruktuar kabinen elektrike e shumeçka tjeter qe tregon lidhjen e tyre me kete vend. Shume letra u kane derguar edhe pushtetareve per t‘u dhene se paku nje dore ndihme, por asnje pergjigjie nuk ka mbrritur ne keto ane.

Domgjoni i Fanit ka patur rreth 2500 banore dikur, sot ata jane rreth 500. Si e gjithe krahina kane pasuri natyrore te jashtezakonshme, monumente te shumta, kane traditen e kulturen e mbartur brez pas brezi si e gjithe Mirdita.

Mjafton te permendesh faktin se familja e Gjergj Fishtes mendohet se eshte shperngulur nga ky vend per t’u vendosur me pas ne Fishte, ku edhe lindi ai qe sot e quajme edhe Homeri shqiptar. E megjithate deri me sot keto resurse nuk kane mundur t’i shfrytezojne.

E ne kete rast, historia perfundon aty ku filloi…tek Gurra e famshme. Ajo eshte treguesi sesi nje pune e bere mire dhe pa korrupsion mund te mbijetoje edhe per shekuj me radhe duke qene nje vlere e patjetersueshme. Ne te kundert qendrojne investimet e kryera shpesh ne tranzicionin e gjate shqiptare, qe jo vetem nuk mbijetojne, por zhduken ende pa ardhur…