‘Hakmarresi’ Erdogan. Ne pranga 6 mije njerez ne Turqi

Lidhur me artikullin:

Autoritetet turke kane arrestuar 6 mije persona per tentativen e deshtuar te grushtit te shtetit dy dite me pare ne Turqi.

Kjo eshte shifer eshte bere publike nga ministri i Drejtesise ne Turqi, i cili sqaroi se mes te arrestuarve jane me shume se 50 ushtarake te rangut te larte dhe 2700 gjyqtare. Presidenti Erdogan thote se Parlamenti turk mund te riktheje denimin me vdekje, nisur nga ky rast puçi qe ndodhi.

Nga luftimet per rimarrjen e kontrollit, u vrane me shume se 265 persona. Presidenti akuzon klerikun dhe rivalin e tij Fethullah Gulen per grushtin e shtetit. Gulen qe jeton prej vitesh ne SHBA, reagoi dje duke hedhur poshte akuzat.