‘Hakmerret’ Argjentina. ‘La Seleccion’ luan me mire pa Messi

Duket se skuadra e Argjentines luan me mire kur nuk luan futbollisti me i mire ne bote Lionel Messi. 52 dite kishte pritur Argjentina per te lare hesapet e finales se Boterorit, qe sigurisht nuk i jep titullin boteror, ate qe ka me shume rendesi, por te pakten i servir “hakmarrjen “La Seleccion” ndaj Gjermanise, e çfare hakmarrje, me nje fitore te thelle 4-2 fale nje Di Maria te jashtezakonshem . Kampionet per pak sa nuk u poshteruan ne daljen e tyre te pare qe pas finales se Rios, dhe e bene ne shtepi, ne Dusseldorf, ku pavaresisht disfates kane me vete publikun, qe nuk reshti kurre se perkrahuri, aq sa ne fund gjermanet ben me pak te dhimbshme nje humbje qe mund te kishte qene turperuese per ta. Ndeshja nisi duke nderuar kater heronj te perfaqesueses, si Lahm, Klose, Mertesacker dhe Flick, te cilet u larguan nga kombetarja pas suksesit ne Brazil. Nderkohe qe me pas te dyja ekipet nderuan me nje minute heshtje, ish-presidentin e Federates se Futbollit te Argjentines, Julio Grondona qe u nda nga jeta pak jave me pare. Kur fjalen e mori futbolli, emocionet ishin pa fund, me dy ekipet qe dhuruan nje futboll te hapur duke krijuar raste ne portat respektive. Gjithsesi ylli i mbremjes ishte Angel Di Maria, qe u ngjit ne kateder qe ne minuten e 20-te, me nje pasim perle per Sergio Agueron. Gjermania u kunderpergjigj me Gomez, por ky i fundit nuk koleksionoi gola por raste te humbura. Se si dergohet topi ne rrjete ja tregoi, Lamela ne te 40-en qe shfrytezoi serish nje tjeter asist te “gatuar” nga kembet e arta te Di Marias. 2-0 u mbyll pjesa e pare, por fillimi i se dytes ishte katastrofik per Gjermanine me Di Marian qe ishte i papermbajtshem teksa sherbeu dhe golin e trete te Fernandezit, perpara se te shenonte dhe vete pas nje slalomi personal. Gjermania dha shenja jete me Schuerrlen ne te 52-en, me publikun qe festoi pavaresisht se kombetarja e tyre kishte pesuar kater deri ne ato momente. Hyrja e Mullerit dhe Goetzes gjithashtu zgjoi disi Gjermanine, me heroin e Rios qe shenoi dhe te dytin i ndihmuar dhe nga devijimi i Fernandezit. Deri ne fund Gjermania u perpoq ta bente me pak te hidhur humbjen por rezultati nuk ndryshoi me me Argjentinen qe fitoi 4-2 fale dhe engjellit te saj Di Maria.