Hamilton fiton ne Kanada. Rosberg del nga gara

Luis Hamilton dhe Mercedes jane te pandalshem. Piloti britanik, kampioni i botes ne fuqi, kaloi i pari finishin ne Cmimin e Madh te Kanadase, duke mposhtur rivalitetin e Sebastian Vettel qe beri te enderronin tifozet e Ferrari me nje gare te bukur qe ne start, por qe ne fund nuk mundi te shkonte me shume se vendi i dyte. Pozicioni me i ulet ne podium ishte per Valteri Botas te Williams, ndersa pas finlandezit u pozicionua Verstapen qe la pas Nico Rosberg.

Per Hamilton ky ishte suksesi i peste ne pisten e Montreal, aty ku fitoi garen e pare ne karriere, ndersa ne kete boteror i dyti pas Cmimit te Madh te Monte Carlos.

I pafat piloti tjeter i Mercedes, Rosberg, i cili pas nje kontakti me Hamilton qe ne fillim te gares u zhvendos ne vendin e nente.

Gjermani arriti t’i rikuperonte vendet njeri pas tjetrit, por me pas detyrohet te futet ne bokse per nje problem.

Fundi i gares ishte dritherues per te. Ne tentative per te parakaluar Verstapen, nuk arrin te frenoje ne kthese, por serish futet ne gare per ta mbrojtur vendin e peste.

Rosberg ruan kryesimin ne renditjen per pilote me 116 pike, i ndjekur nga Hamilton me 9 pike me pak, ndersa Vettel mbetet i treti me 78 pike.