Hamilton – Mercedes ne prag divorci. Shkak eshte mosparaqitja ne teste

Lidhur me artikullin:

Marredheniet mes pilotit britanik Lewis Hamilton dhe Mercedes jane krisur keqazi ditet e fundit. Aq sa skuadra gjermane po mendon perjashtimin nga Boterori edhe pse kampioni i botes ne fuqi ka nje kontrate qe e lidh deri ne vitin 2018. Kjo krisje e marredhenieve nuk ka aspak lidhje me incidentin e gares se fundit ne Spanje, kur Hamilton perplasi dhe nxori jashte gare shokun e skuadres Nico Rosberg pas tri kthesave te para. Ky incident ka ndikuar ne tensionimin e marredhenieve, pasi Hamilton nuk ka pelqyer deklaraten e dhene nga drejtuesit e Mercedes.

Por shkak i nje divorci te mundshem qe kete Boteror mes paleve jane bere testet pranverore te dy diteve me pare ne pisten e Montmelo. Piloti britanik nuk mori pjese ne keto teste, por ka ndjekur programin e tij, duke marre pjese ne Festivalin e Filmit ne Kane. Nderkohe qe Mercedes i kishte kerkuar qe te qendronte ne Spanje dhe te merrte pjese ne testet pranverore ne pisten e Montmelo. Nese ne diten e pare per makinen kampione zbriti ne piste Rosberg, diten e dyte makinen e testoi piloti rezerve Pascal Wehrelin. Kete sezon Hamilton nuk ka fituar asnje gare.

Ikja ne France (shoqerohej nga ish e fejuara e Cristiano Ronaldo, Irina Shayk) e Hamilton nuk u ka pelqyer drejtuesve te Mercedes, qe jane irrituar se tepermi dhe kane vendosur te marrin nje mase disiplinore karshi pilotit qe i ka dhene dy tituj kampione dy sezonet e fundit. Madje nuk perjashtohet edhe mundesia qe Hamilton te largohet nga skuadra dhe te mos jete ne piste ne pjesen e mbetur te sezonit, duke nisur nga gara e radhes ne Montekarlo. Mosparaqitja ne teste eshte konsideruar nga Mercedes nje fyerje e rende e pilotit karshi urdherave te skuadres.