Hapet Panairi i Punes 2016. Rama: Aplikoni ne sektorin privat

Kryeministri Edi Rama ka marre pjese sot ne hapjen e Panairit te Punes 2016 ne ‘Pallatin e Kongreseve’, duke perseritur mesazhin e tij se Shqiperia ka pune por duhen profesioniste.

Gjate fjales se tij, kreu i Qeverise theksoi se ne panair jane 8 mije vende te lira pune dhe ftoi qytetaret qe te shkojne dhe te aplikojne per pune e te bejne intervista neper kompanite perkatese, qe jane te vendosur momentalisht tek ‘Pallati i Kongreseve’.
Kryeministri Rama shtoi se punesimi ne privat eshte nje mundesi e mire, pasi eshte e pamundur qe te fillojne te gjithe ne administrate shteterore.
“Jane 8 mije vende pune qe ofrohen nga 130 sipermarrje. Jane 31 mije vende pune qe jane te hapura, por 55% e punekerkuesve jane pa arsim dhe 40% e kerkesave jane per teknike e specialiste. Mungojne njerezit e kualifikuar”, u shpreh Rama.

Panari i Punes 2016 do te jete i hapur me datat 28-29-30 Prill, ku marrin pjese 130 sipermarrje.

/Syri.net