Hapet rruga per hetime. Gjykata Kushtetuese i heq mandatin Koco Kokedhimes.

Lidhur me artikullin:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur qe ti heqe mandatin deputetit socialist Koco Kokedhima.

Burime prane ketij institucioni, ende te pakonfirmuara zyrtarisht kane bere te ditur, se eshte marre vendimi per heqjen e mandatit te deputetit Kokedhima.

Heqja e mandatit te Kcço Kokedhimes eshte kerkuar nga Partia Demokratike, pasi duke qene me mandatin e deputetit, kompanite e tij kane marre pjese dhe fituar tendera shteteror.

Akuzat ndaj Koco Kokedhimes

Disa institucione te rendesishme, qe financohen nga buxheti i shtetit, kane blere sherbime nga kompania Abissnet e Koco Kokedhimes, gjate kohes qe ai ishte ende edhe pronar, edhe deputet. Disa gjykata, bashki, universitete, institucione mjekesore dhe agjenci shteterore dhe institucione te tjera kane blere sherbimet e kesaj kompanie, nderkohe qe ligji ua ndalon deputeteve te perfitojne nga pasurite e shtetit apo te pushtetit vendor dhe ne rast te kundert, parashikon heqjen e mandatit, siç percaktohet ne piken 3 dhe 4 te nenit 70.

Shoqeria Abissnet reagoi duke thene se keto tendera i ka fituar per shkak se ka teknologjite me te perparuar dhe ofron sherbim me standarde te larta teknike. Abissnet pranon se ka shitur sherbime tek 46 institucione buxhetore. Abissnet njofton se Koco Kokedhima ka qene aksioner deri me date 6 shkurt te vitit 2014 dhe me pas aksionet e tij ia ka shitur nje tjeter personi juridik. Por, ne pagesat e thesarit shihet se, ne nje rast, ne kontraten me Bashkine e Elbasanit per internet dhe telefon, kontrata eshte lidhur ne dhjetor te vitit 2013. Abissnet kembengul se pjesemarrja e shoqerise ne tendera publike dhe nenshkrimi i kontratave eshte kryer pas dates 6 shkurt, duke mos cenuar asnje detyrim kushtetues. Por nuk kuptohet se si Abissnet, ne rastin e Elbasanit, e ka marre pagesen me 28 janar te vitit 2014.

Nje tjeter rast eshte ai i kontrates me Doganen e Pogradecit, pagesa eshte kryer me 23 janar te vitit 2014, perpara dates 6 shkurt, kur sipas shoqerise Abissnet, Kokedhima shiti aksionet.

Ne listen e pagesave nga dega e thesarit shihet se Abissnet ka kontrata me disa dogana (Tirane, Korçe, Pogradec) me Avokatin e Popullit, Agjencine Kombetare te Shoqerise se Informacionit, Fakultetin e Mjekesise, Teatrin Kombetar te Komedise, Qendren e Studimeve Albanologike, bashkite e Durresit, Fierit, Lushnjes, Laçit dhe Patosit, qarkun e Shkodres dhe disa gjykata, si Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Apelit ne Korçe, Gjykaten e Tiranes, Kontrollin e Larte te Shtetit dhe disa komuna e qendra te moshuarish apo institucione te tjera.

Precedenti i heqjes se madantit ne kete rast eshte ai i Ilir Beqjes.

Me kerkese te Partise Demokratike, Gjykata Kushtetuese i kerkoi Kuvendit qe t’ia hiqte mandatin deputetit te Shkodres, pasi ai kishte perfituar tendera publike me kompanine e tij nga Bashkia e Durresit, pasi kishte marre mandatin e deputetit me 1 gusht te vitit 2009.

Berisha paralajmeron se e njejta rruge mund te ndiqet per Kokedhimen.

Duhet pare se çfare do te vendose Gjykata Kushtetuese ne kete rast dhe nese mazhoranca do te votoje per t’ia hequr mandatin Kokedhimes, nese Kushtetuesja do ta kerkoje.

Ne rastin e Ilir Beqjes, ajo ishte shprehur kunder, ndonese pa marre pjese ne votim.

syri.net