Haradinaj kunder Albin Kurtit

Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj tha te marten se nuk do te ishte ne gjendje qe si kryetar i qeverise ta izoloje Kosoven, duke iu referuar keshtu ferkimeve te fundit me levizjen e Albin Kurtit.

Sipas tij, ne bisedime eshte shtuar nje aneks i ri per dialogun, ndersa ne kete kuader ai mohon zerat per mospajtim per postet ministrore.

Keto komente Haradinaj i beri pas takimit me perfaqesuesit e pakicave ne Kuvendin e Kosoves, ku nuk ishin te pranishem serbet. Ne takim ishin edhe kryetari i LDK-se Isa Mustafa dhe ai i Nismes, Fatmir Limaj.

“Une kam qene me shpresen qe te henen do te mbaronim pune, per shkak se dokumenti paraprak ka qene nje materie e qendrueshme. Por, Vetevendosje ka prezantuar aty nje aneks-dokument, i cili ka sjelle tema apo na ka kthyer prape ne pune nga fillimi. Jemi ne shqyrtim e siper”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se, bashke me Mustafen dhe Limajn jane te vetedijshem se pa mbeshtetjen e Vetevendosjes i pret nje pune sfiduese per shkak te Listes Srpska. Sidoqofte, ai u shpreh optimist per nje marreveshje.

“Une nuk perfaqesoj vetem veten time. Perfaqesoj tri subjekte politike. Do te konsultohemi per te pare se si do te veprojme me tutje”, theksoi Haradinaj. Sa i perket ndonje bashkepunimi me PDK-ne, ai tha vetem: “Jo, jo”.

Lidhur me takimin me perfaqesuesit e minoriteteve, kreu i AAK-se njoftoi se ekziston besimi per partneritet me te gjithe, perfshire edhe serbet, te cilet nuk ishin pjese e takimit. Ndersa vete politikanet minoritare nuk u prononcuan.