Harrojeni Lazaratin. Ne Tepelene rritet hashash per 40 dite

Lidhur me artikullin:

Tashme Lazarati eshte hequr nga harta si baze mbjelljeje dhe vendin e saj e kane zene zona te thella te Tepelenes. Ne kete zone kultivuesit e droges po sfidojne sezonin duke mbjelle fare, e cila rritet per 40 dite dhe me pas eshte gati per t’u trafikuar.

Ka mjaftuar takimi i djeshem i organizuar nga Policia e Shtetit me drejtuesit e larte vendore te Gjirokastres qe te identifikohen parcelat me hashash, qe jane te mbjella ne malesine e Tepelenes dhe ne zona te tjera te qarkut te Gjirokastres.

Drejtor i Sektorit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Shtetit, Skender Arapaj ka bere te ditur se ekzistojne tendenca te kultivimit te kanabisit ne zonen e Tepelenes kryesisht.

Sipas tij, keto zona jane ato te Buzit dhe Luftinjes qe jane ne kufi me qarkun e Beratit dhe te Kurveleshit ne kufi me qarkun e Vlores. Ai theksoi se Policia e Shtetit, pasi ka identifikuar keto zona te nxehta, planifikon nje aksion per shfarosjen e tyre ne themel.

Nderkohe me pare Policia e Shtetit po merret me mbikeqyrjen e elementeve, te cilet jane ne qarkullim e siper per te kultivuar hashash ne zonat e siperpermendura.

“Detyra jone eshte parandalimi i kesaj veprimtarie ilegale qe bie ndesh me ligjin, por nese dikush do t’i shpetoje fazes se pare te evidentimit te zonave, ai patjeter qe do te zbulohet ne fazen e dyte e mandej do te procedohet penalisht”, u shpreh Arapi.

Ai ka perfituar nga rasti t’u beje thirrje qytetareve apo çdo individi qe te denoncoje ne organin e akuzes çdo element te policise, qe kerkon te perfitoje nga kjo veprimtari e paligjshme, pasi pergjigjja do te jete konform ligjit.

E ndersa Policia e Shtetit mjaftohet me iniciativen e evidentimit te zonave qe mund te sherbejne per te mbjelle hashash ne kete fillimsezoni, kultivuesit jane treguar me “te mençur”.

Tashme, ne zonat qe permendi Arapi, hashashi mbillet duke sfiduar sezonin, pasi fara e mbjelle eshte produktive 40-ditore dhe me pas trafikohet ne pjese te tjera te vendit.

Mjaft familje qe kane qene ne emigrim, sidomos ne Luftinje dhe Buz te Tepelenes, jane rikthyer me garancine e pasurimit permes kultivimit te hashashit 40-ditor.

Hektare te mbjelle me hashash ne Luftinje dhe Buz tregojne me se miri se droga kultivohet haptazi, nderkohe qe Policia e Shtetit mjaftohet duke zhvilluar takime sensibilizuese pa asnje produktivitet.

Takimi i djeshem i organizuar ne Gjirokaster eshte thirrur nga ana e drejtuesve te larte te Policise se Shtetit, ku i pranishem ka qene zv.drejtori i Policise se Shtetit, Ardian Çipa.

Prezent ne kete takim ka qene edhe kreu i Bashkise se Memaliajt, Durim Roshi, i cili ka nen administrim dy prej zonave ku mbillet hashashi. Sipas Roshit, Policia e Shtetit duhet te nderhyje qe ky fenomen te zhduket njehere e pergjithmone nga keto zona.