Harroni Messi dhe Ronaldo. Sulmuesi i momentit eshte Lewandowski

Lidhur me artikullin:

Robert Lewandowski eshte njeriu i momentit ne futbollin europian. Sulmuesi i Bayern Munchen po perjeton nje moment magjik, çka konfirmohet nga shifrat e jashtezkaonshme te diteve te fundit. Tre ndeshje ne harkun e tete diteve dhe plot 10 gola te shenuar. Pese rrjeta ne porten e Wolfsburg-ut, per nje rekord te vendosur vetem ne 9 minuta loje.

Dy gola te shenuar perballe Mainz dhe tre ne porten e Dinamo Zagreb. Per 27-vjeçarin nuk perben asnje ndryshim nese luan ne Bundesligen gjermane apo ne Champions League. Ne kete sezon, sulmuesi i Bayernit ka realizuar 10 gola ne gjashte jave te kampionatit, nje ne Kupen e Gjermanise dhe tre gola ne dy ndeshje te Champions.

Me llogari te thjeshta, ne total Lewandowski numeron 14 gola ne tete ndeshje. Shifra te denja per nje fenomen te futbollit. Periudha e shkelqyer pasqyrohet edhe ne perfaqesuesen polake: sulmuesi eshte edhe golashenuesi me i mire i kualifikueseve te Euro 2016 me 10 gola ne 8 ndeshje te luajtura.

Me Lionel Messin te demtuar dhe Cristiano Ronaldon qe ka humbur shkelqimin perpara portes, Robert Lewandowski eshte shnderruar ne sulmuesin me te mire te Europes. Ne tre ndeshjet e fundit, lojtari i Bayern Munchen, i vetem eshte me efektiv se i gjithe sulmi i Barcelones, qe ka realizuar 5 gola, apo ai i Real Madrid me vetem tre gola te realizuar.