Hashim Thaci eshte dakort me Raport Progresin e BE-se

Kryeministri ne largim, Hashim Thaçi ka thene se Kosova e mirepret Raportin e Progresit te BE-se, duke shpresuar ky raport do te jete nje reflektim real i nje viti intensiv. Thaçi po ashtu ka thene se Kosova eshte ne rruge te mbare per te ecur perpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse, sipas tij ky eshte vullneti i qytetareve te Kosoves dhe i te gjitha partive politike kryesore ne vend.

Me poshte mund te lexoni çfare ka shkruar Thaçi ne Facebook.

Kosova mirepret Raportin e Progresit te BE-se per procesin e integrimeve evropiane. Presim qe ky raport te jete nje reflektim real i nje viti intensiv dhe te konfirmon sukseset ne procesin e permbushjeve te kushteve perfundimtare per nenshkrim te MSA-se dhe procesin e liberalizimi te vizave. Perveç kesaj, nje sukses tjeter i Kosoves jane edhe organizimi me i mire i zgjedhjeve qe nga koha e pasluftes por edhe puna efikase ne dialogun nder-shteteror per normalizimin e marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Natyrisht, sfidat qe mbeten do te adresohen me seriozitetin me te madh nga institucionet e reja te Kosoves te cilat duhet te formohen sa me shpejt. Kosova eshte ne rruge te mbare per te ecur perpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky eshte vullneti i qytetareve te Kosoves dhe i te gjitha partive politike kryesore ne vend. HTH