Hashim Thaci: “Mos liberalizimi i vizave per Kosoven rrezik per rajonin”

Lidhur me artikullin:

Zevendeskryeministri i pare dhe njekohesisht ministri i Jashtem Hashim Thaçi, ne mbledhjen e Qeverise ka qene mjaft i ashper me BE-ne per raportin nga Keshilli i Ministrave te BE-se, ne baze te te cilit nuk ka rekomandim pozitiv per liberalizim te vizave per Kosoven. Thaçi ka thene se Kosova ka kryer me pergjegjesi te gjitha kushtet dhe detyrat dhe raporti hezitues ndaj Kosoves nga ana e BE-se eshte i padrejte.

“Perkrah ne teresi deklaraten e Qeverise. Por dua te them diçka jashte kesaj deklarate. MSA eshte nje sukses dhe eshte me rendesi jetike qe te filloje zbatimi. Vonese e panevojshme. Kosova ka implementuar te gjitha kriteret e kerkuara nga BE, madje edhe ato qe jane kerkuar me shume se per vendet tjera. E kjo eshte merite e institucioneve te Kosoves. Kosova ka kryer me pergjegjesine me te larte te gjitha kushtet dhe pergjegjesite bile me shpejt e me mire se sa qe ka pritur BE-ja.

Nuk ka qytetar ne Ballkan qe jane pro BE jo si nevoje por si vlera. Nuk duhet te kete vetem lidhje platonike mes Kosoves dhe BE-se. Eshte i padrejte ky hezitim ne raport me Kosoven per liberalizimin. Kjo vonese nxit rrezikun nga ekstremizmi fetar e politik. Po nxit migrimin e qytetareve te Kosoves ne BE. Kjo vonese e BE ne raport me Kosoven po rrezikon fqinjesine e mire me vendet e rajonit. Sidomos me Serbine, zbatimin e marreveshjeve e vazhdimin e dialogut. Ne njeren ane kerkojne dialog e ne anen tjeter vetem delegacioni i atij shteti e kane nje vize te BE-se, por jo edhe qytetaret,” ka thene ministri i Jashtem i Kosoves Hashim Thaçi.