Hashim Thaci ne Podgorice. Masa te larta sigurie

Lidhur me artikullin:

Zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtem i Kosoves, Hashim Thaci, ka mberritur tani ne Podgorice. Policia e ketij shteti ka marre masa te shtuara policore,qe sipas mediave atje, jane sikurse per Bill Klinton. Policia e Malit te Zi ka shtuar masat e sigurise ne rruget e Podgorices ashtu sikurse me 11 maj te vitit 2011, kur kryeqytetin e ketij vendi e vizitoi ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Clinton.

Keshtu e pershkruan nivelin e sigurise sot portali i se perditshmes malazeze, “Vjesti”, ne diten kur atje pritet te arrije per vizite zyrtare Hashim Thaçi, zevendeskryeminister dhe njeheresh edhe minister i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves.

Sipas burimeve te gazetes “Vjesti”, nje dite me pare policia malazeze ka ngritur ne “shkallen nje” nivelin e sigurise, qe do te kete pergjegjesi per te ruajtur shefin e dilomacise kosovare.

Keto masa te sigurise jane shtuar duke pase parasysh te dhenat qe sherbimi sekret malazez ka mbledhur, ku sipas informatave te mediave te atjeshme, Thaci mund te jete edhe objekt i nje atentati nga qarqet shoviniste serbe.

Me gjithe kercenimet e publikuara se pari ne mediat proserbe ne Mal te Zi, Thaçi nuk ka menduar asnjehere te anuloje kete vizite, ndersa zyrtare te tij, mundesine e nje atentati e kane quajtur si shantazh me porosi te Beogradit, qe ka si qellim minimin e raporteve te mira nder-fqinjesore qe Kosova eshte duke ndertuar ne rajon.

Po sot, forca te shtuara policore jane pare edhe perpara Ambasades se Republikes se Kosoves ne Podgorice, pak çaste perpara arritjes se zevendeskryeministrit Thaci, i cili do te kete takime me kreret e larte te shtetit malazez, perfshi presidentin Filip Vujanoviq dhe kryeministrin Millo Gjukanoviç.

E nderkaq Shoqata e personave te zhvendosur ne Mal te Zi neser do te mbaje nje proteste kunder vizites se Hashim Thaci ne Mal te Zi.

Kjo shoqate ka vendosur sllogane kunder shkuarjes se Thaci ne Mal te Zi, duke e quajtur madje edhe kriminel lufte. Drejtori i Policise se Malit te Zi, Nikola Janjusheviç per mediat e atjeshme ka thene se tashme eshte pergatitur nje numer optimal i forcave policore qe do ta vezhgojne kete tubim te protestuesve dhe, sipas tij, ata do te reagojne ndaj çdo tentimi per te krijuar incidente.