Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të 2-të të konferencës së marketingut dixhital AllWeb

 

Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të dytë të konferencës së marketingut dixhital AllWeb që do të organizohet më 12 Tetor në Tirana Business Park. Ai ka studiuar në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit në Vienë me një fokus të veçantë në fushën e marketingut, reklamimit dhe teknologjisë së informacionit.

Ai ka qenë asistent profesor për marketing në universitet dhe ka punuar për kompani të tilla si Siemens, McCann Erickson dhe Dr. Puttner & Bates. Ai jeton në Vjenë dhe punon në Nis, Londër dhe Vjenë. Në vitin 1990 ai themeloi Kraftwark si një agjenci krijuese me shërbime të plota për marketing dixhital.

Kraftwark është agjencia udhëheqëse austriake që përdor kanale të kryqëzuara marketimi dhe është e para si agjenci dixhitale dhe renditet në vendin e 4-ët si agjenci reklamuese. Të ardhurat e kompanisë në vitin 2016 kanë qenë 15.2 milionë €. Në 27 vitet e fundit, Heimo Hammer dhe ekipi i tij kanë lançuar më shumë se 2.000 fushata reklamuese dhe më shumë se 2.500 projekte dixhitale për klientë si Redbull, Coca- Cola, Unicredit, Lufthansa, Deutsche Börse, Pizza Domino, Opel, Rewe, Eni, Cyrih etj.

Heimo Hammer është “Zoti i Dixhitalizimit në Austri” dhe pronari i grupit Kraftwark me 6 kompani (njëra prej tyre gjendet në Nis të Serbisë). Në Kraftwark punojnë rreth 54 punonjës dhe më shumë se 60 freelancer dhe është fokusuar në gjashtë fusha strategjike të biznesit si Digital Change Consulting, Reklamim, Marketingu i performancës, UX, Marketingu i përmbajtjes dhe Teknologji & Inovacion.

Heimo Hammer ka qenë një lojtar futbolli profesionist. Ai pëlqen tenisin dhe ngjitjet me biçikletë në mal.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

 

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Për më tepër informacione rreth folësve, programit, biletave dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al