Higuain: “Falenderoj Juventus. Te Milan për të shkruar një histori të re”

Gonzalo Higuain u shfaq krenar në shtëpinë e Milan, ku u prezantua për mediat si blerja më e rëndësishme e verës. Në Konferencën për shtyp argjentinasi shpjegoi prapaskenat e bisedimeve, si dhe ineteresin e Sarrit te Chelsea.

Një aventurë e rëndësishme pas Real, Juve dhe Napoli. Çfarë mund të japësh te Milan?

Dua të falënderoj shoqërinë e Milan për sforcimin ekonomik për të më sjellë ketu. Më motivoi projekti, është një sfidë e madhe për mua në këtë pikë të karrierës. Shpresoj ta shpërblej besimin. Kam ardhur të një skuadër me histori të madhe. Kur më thirrën për të ringritur Milan, u motivova shumë dhe pranova. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha.

Çfarë ke për t’i thënë Juventus dhe Allegri?

Vetëm faleminderit Juventus për dy vitet e mrekullueshme që kalova aty. Allegrin e pata për dy vjet, kishim disa fërkime, por nuk u largova për këtë. Jam këtu se më kërkoi me ngulm Milan. Leonardo më bindi, ndërsa unë kam besim të kjo skuadër. Më pëlqente sesi luante sezonin e kaluar.

 

 

Keni zgjedhur nëntën, një numër të rëndë…

Kam veshur të paktën disa fanella të rënda, është një motiv, krenari dhe sfidë. Dua t’u tregoj që investimi që bënë për mua ishte i drejtë.

Ju ka kërkuar edhe Chelsea…

Vlerësimi që kam për Sarrin nuk është diçka e re. Ishte i vetmi që më donte te Chelsea, ndërsa këtu më donin të gjithë dhe kjo është më e bukura.

Ndjen keqardhje që nuk do të luani krah Ronaldo?

Kemi luajtur bashkë në të shkuarën. Nuk ndiej keqardhje, jam shumë i lumtur për sfidën e re. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.

Me sa gola do të jesh i kënaqur me veten?

Objektivi personal është të bëj gjithçka për ta çuar Milanin në majë. Sigurisht që duhet të shënoj sa më shumë, të kem bindje dhe dëshirë për t’i fituar të gjitha ndeshjet.

Çfarë nuk të ka pëlqyer te Juventus?

Gjithçka ka qenë e bukur, titujt e fituar, kupat dhe tifozët e mrekullueshëm. Shoqëria vendosi që nuk do të vazhdoja aty, por unë i falënderoj sepse më sollën këtu, te Milan.