HILTON FESTON DEBUTIMIN NË SHQIPËRI ME NJË CEREMONI GALA

 

TIRANË, SHQIPËRI DHE MCLEAN, VIXHINIA – 26 Shtator 2018 – Grupi prestigjoz Hilton (NYSE: HLT) celebroi dje hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana.

Ceremonia Gala u zhvillua në praninë e shumë të ftuarve nga fusha të ndryshme si dhe personaliteteve të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj,Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, përfaqësues të trupit të diplomatik në Shqipëri, media, përfaqësues të Grupit Hilton, institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme, etj., festuan së bashku hapjen e hotelit më të ri në Shqipëri, Hilton Garden Inn Tirana në prag të Ditës Botërore të Turizmit.

Në emër të grupit Hilton, përshëndeti Alexandra Murray – zëvendëspresidente e Grupit Hilton për EMEA. Z. Erdit Selmani përshëndeti në emër të kompanisë investuese Selmani shp.k.

Mbrëmja festive u kulmua me prerjen e shiritit të inaugurimit dhe përfshiu vizita nëpër ambjentet e hotelit si dhe një pritje me spektër shumë të gjerë argëtimi për të pranishmit.

“Kjo ngjarje është kulmimi i shumë muajve bashkëpunimi dhe pune këmbëngulëse me investitorin Ali Selmani dhe autoritetet qendrore e lokale për të sjellë në Tiranë, markën e re dhe të freskët Hilton,” tha Michael Walker, Drejtor i Përgjithshëm. “Është kënaqësi për ne që të mirëpresim dhe t’u shërbejmë mysafirëve tanë për shumë vite në vijim.”

TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA

o Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.

o Pothuajse 1200 metra katrorë hapësirë për evente me pajisje moderne A/V dhe dritë natyrale

o Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.

o Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

Për informacione të mëtejshme rreth hotelit, kontaktoni Arber Masati në [email protected] Për të shkarkuar imazhe dhe video dhe për më shumë informacion, vizitoni Hilton Garden Inn Media Center.

Për më shumë foto, klikoni këtu.

Rreth Hilton Garden Inn

Marka Hilton Garden Inn, e cila është vlerësuar me disa çmime, ofron hapësirë për bizneset dhe për argëtim, por me çmime të përballueshme dhe pajisje moderne për një qëndrim të rehatshëm. Hilton Garden Inn Promise afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat. Kjo është e garantuar. Anëtarët e stafit në gati 790 hotele në 38 vende të botës, sigurojnë që udhëtarët e sotëm, të cilët janë shumë të zënë të kenë një eksperiencë të mirë dhe të kënaqshme, duke filluar që nga Përshëndetja e parë. Si një udhëheqës i njohur i F&B, Hilton Garden Inn shërben ushqime dhe pije lokale në restorantet e tij Full Service, duke përfshirë gjithçka që nga mëngjesi i gatuar në vend, kokteile artizanale dhe pjatat më në trend. Anëtarët e Hilton Honors, të cilët do të rezervojnë direkt përmes kanaleve të preferuara Hilton, kanë qasje në përfitime të menjëhershme. Për më shumë informacion rreth Hilton Garden Inn, vizitoni www.hgi.com ose newsroom.hilton.com/hgi, si dhe na ndiqni në Facebook, Twitter, YouTube dhe Instagram.