Hilton Garden Inn në Tiranë, hapet më 30 gusht  

Mbërrin në Tiranë hoteli i përmasave ndërkombëtare, Hilton. I vendosur në Bulevardin Gjergj Fishta, “Hilton Garden Inn” shfaqet përgjatë unazës së Tiranës.

Tashmë në përgatitjet e fundit, me 30 gusht, hoteli hap dyert për vizitorët e parë.

Michael Walker, Menaxheri i Përgjithshëm i Hilton, shprehet se, “Jemi të lumtur të sjellim mikpritjen e Hilton Garden Inn në Tiranë. Frekuentuesit e hoteleve Hilton Garden Inn në mbarë botën gëzojnë akomodim të rehatshëm dhe të përballueshëm, pajisje moderne dhe “Hilton Garden Inn Promise”, i cila afirmon qëllimin e markës për t’i siguruar çdo mysafiri një eksperiencë “better and brighter”.

Në ambientet e Hilton Garden Inn, bien në sy punime artistike e fotografi me motive dhe vende të Shqipërisë. Për z. Walker, kjo është një mënyrë që vizitorët të njihen e të flasin për turizmin dhe kulturën shqiptare.

Me dhoma të rehatshme, një sërë mundësish për ngrënie dhe hapësira të konsiderueshme për takime apo aktivitete, Hilton Garden Inn Tirana është vendi ideal si për udhëtarët e biznesit, ashtu dhe për ata që duan të kalojnë kohë të lirë.

Në aspektin e inovacionit, mysafirët të cilët janë anëtarë të Hilton Honors (programi Hilton i vlerësuar me çmime fitimprurëse për klientët) mund të përfitojnë benefite të ndryshme, përfshirë edhe mjete dixhitale të njohura të disponueshme ekskluzivisht përmes aplikacionit celular Hilton Honors.

Walker tha se, “Zyra e zhvillimit të biznesit e Hilton nënshkroi një marrëveshje menaxhimi me z. Ali Selmani për të hapur Hilton Garden Inn Tirana në 2014 – dhe ne jemi të ngazëllyer që po hapim hotelin e parë Hilton në Shqipëri. Hilton do të mirëpriste mundësinë për të eksploruar projekte të mëtejshme në Shqipëri, por nuk kemi ndonjë projekt konkret për të konfirmuar në këtë fazë”.

Me një largësi 20 minuta nga Aeroporti i Tiranës dhe 5 minuta nga qendra e Kryeqytetit, në Garden Grille & Bar® restaurant mund të shijohet kuzhina vendase dhe ajo ndërkombëtare. Hoteli ka një sipërfaqe prej 9,600 metër katror salla takimiesh dhe evente me një kapacitet deri në 500 vizitorë.